HABERET E MITROS

Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil Hasa! Artis i madh. Mik i mirë. Nuk gjej fjaë ngushëlluesi, për një mik si Fadili. Mu kujtua një thënje e Shën Agustinit: “Të gëzohemi që e patëm. Të mos hidhërohemi që na iku.”
Po ribotoj një haber, të shkruar 7 vite më parë…

NJË TELEFON NGA FADIL HASA…

Ra telefoni…Alo…Jam Fadil Hasa…Me parë se të tregoj për motivin e telefonatës, do hap një parantezë. Me humoristin e madh jemi miq të vjetër. “Sebep” për miqësinë është fakti se Fadili ka qënë marinar. Bile diçka më shumë. Marinar në Leningrad, në Bashkimin Sovjetik, në vitet ’60-të. Në Lenigrad marinar ishte edhe burri i motrës sime. Ai na bashkoi të tre për një kafe. Pra, me gjuhën e metaforave, jam miq që kur I kishim dhëmbët me qumësht.

Pastaj shpërtheu talenti I Fadilit. Jo rrallë skeçet për estradë I shkruante Filip Çakuli. Duke qënë se edhe unë kisha në shkrimet e mia disa doza humori dhe ironie, jo rrallë shkëmbenim dy pare muhabet. Disa herë jemi takuar në Durrës. Jo rrallë në “Ditët e Humorit Shkodran”. Jo rrallë unë në sallë, Fadili në skenë me Muharrem Hoxhën, Aishe Stari dhe Roland Koça. Me këto rritme eci miqësia jonë, deri në ditën kur në horizontin e qiellit të Shqipërisë, u çfaq Partia Demokratike. Unë isha një ndër 17 themeluesit e Partisë Demokratike. Fadili demokrat I orëve të para.

Aqë demokrat I thekur ishte Fadili, sa që nuk pranonte të imitonte ose të bëntë humor me liderë demokrat. “Pse e bëj këtë përjashtim, -më tha një ditë Fadili, në një nga Kuvendet e Partisë Demokratike.- Sepse dua dru! Në vend që të dal në skenë, si Agron Llakaj a Cekja I Beratit, mat rrugët e Durrësit…duke u thënë sikter parave. Por pa para edhe gruaja të shikon vëngër! ”

…Alo… Jam Fadil Hasa…Disa ditë më parë në Durrës ishte Presidenti Bamir Topi. Bëri disa dekorime. Ide e mirë. Ishim mësuar ta shihnim Presidentin nga ekrani kur jepte medalje në binanë e Presidencës. Kësaj radhe e pamë të “gjallë” mes nesh. Si të të them: Erdhi mali tek Muhameti, siç thotë një fjalë e urtë popullore…U bë edhe koktej. E pimë më këtë rast nga një gotë të flamosur me raki…Më pyeti mua Presidenti:
-Ti Fadil, e ke marrë me siguri një medalje?
-Jo, -I thashë nuk kam marrë. Por, më ka thënë Mitro Çela: Mos prano medalje pas Bashkim Hoxhës…Kur e dëgjoi, Presidenti qeshi…Pastaj, mu duk se ra në të thella. Mos e lëndova vallë? Nuk di, por dua të të them: Pse e bëra këtë prockë, unë Fadil Hasa, që jam edhe burrë me mustaqe?…Unë mendoj, se çdo punë e ka një sira. Ja përshëmbull në Durrës janë dhanë shumë medalje. Janë bërë shumë “Qytetarë Nderi”. Tituj japin edhe komunat. Pra kemi “ Qytetarë Nderi” dhe “Katundarë Nderi”, edhe pse në komuna quhen “Qytetarë Nderi”. Por fshatarin nuk e bën qytetar, titulli që I jep komuna e Rushbullit, përshëmbull. Me këtë stil, durrësakët, qytetarë e fshatrë, me medalje dhe tituj, janë bërë si këmbët e dhisë. Kanë marrë njerëz që e meritojnë, sepse u “këndon” vepra. Por kanë marrë edhe dursakë, që nuk I njohin as robt e shtëpisë. Kjo nuk më duket e drejtë. Nuk mund të bëhet bishti më I rëndë se sqepari…

Kaq tha Fadili dhe më ftoi për kafe në Durrës…për të vazhduar bisedën. “Nuk dua të harxhosh pare, sepse është bërë I shtrenjtë celulari, o miku im I vjetër, politikan I dështram! “

Mitro Çela

Tiranë