Në kuadrin e aktiviteteve të zhvilluar në SHBA, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, – 550 Vjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, mbajti disa aktivitete kulturore në Nju Jork të SHBA-së.
Aktivitete këto që nisën më 1 korrik 2018 (e diel), në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Promovimi i librit: “Familjet katolike shqiptare në Shkup” – S.Asani, A.Ramaj, N.Didenko, dhe filmi dokumentar kushtuar Pjetër Bogdanit.
Dhe vazhduan më pasë më 2 korrik 2018 (e hënë), në bashkëpunim me Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante në Shqipëri dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqiptarëve në Amerikën e Veriut.
Ndërkohë, që ITSH -ja, më 3 korrik 2018 (e martë), në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar – Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi, u mbajtë aktiviteti: Promovimi i librave:-“Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore” – Skender Asani;-“Xhemijeti” – Skender Asani;-Revista shkencore “Scupi” nr. 12 dhe 20”.
Kurse, më 7 korrik 2018 (e shtunë), me prezantimin në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, u përmbyllën aktivitetet e “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, të organizuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, me Promovimin i librit: “The light of guidance” të professor Arben Sulejmanit, si dhe u hap një foto ekspozitë ditore dedikuar “480 vjetori i Teqesë Harabati Baba” dhe u shafq po ashtu me kete rast edhe dokumentari “Prezantimi i rrugëtimit 12 vjeçar bektashian”.
Në aktivitetin përmbyllësh në shtëpinë e Vatrës, të pranishmëve në fillim iu drejtuan nënkryetari i Federatës“Vatra”, Agim Rexhaj, dhe kryetari Dritan Mishto, të cilët u dëshiruan mirëseardhje mysafirëve në çerdhen përbashkuese të të gjithë shqiptarëve në Amerikën e Nolit dhe Konicës, thuhet në një kumtes të Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, në llagarinë e tyre në rrjetin social Facebook.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, simbas statusit të tij në Facebook, citohet të ketë thënë se shqiptarët në SHBA kanë fat të madh që, përkundër dallimeve të ndryshme fetare e krahinore, gjejnë edhe një vatër shqiptare që është mbi të gjitha ato dallime: “Vatra është metaforë e vargut të Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kur vijmë këtu, të gjithë ne shkrihemi në identitetin e përbashkët të Vatrës dhe gjejmë prehje nga dallimet që mund t’i kemi gjithkund tjetër: Vetëm në Vatër ne ndjehemi tamam shqiptarë pa asnjë përcaktor tjetër. Dhe, kur kësaj ia shtojmë faktin se themelues të Vatrës ishin patriotët që edhe sot kanë mbetur të patejkaluar në përmasat e tyre, s’do mend se të shkelësh në hapat e tyre kjo është edhe privilegj, por edhe përgjegjësi”, është shprehur professor Asani.
Më tej në aktivitetin e mbajtur në Vatër, fjalën simbas kumtesës së këtij instituti e mori edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Edmond Brahimaj, si dhe kreu i komunitetit bektashian të Maqedonisë, Prof. Arben Sulejmani, të cilët prezantuan rrugëtimin e komunitetit të tyre me gjithë peripecitë e natyrave të ndryshme.
Poashtu me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve në Vatër, iu drejtua edhe imam Gazmend Aga, kordinator i komunitetit Mysliman Shqiptar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më pas në këtë aktivitet përmbyllës u promovua edhe libri: “The light of guidance” nga autori Arben Sulejmani, si dhe u prezantua foto ekspozita: “480 vjetori i Teqesë Harabati Baba” dhe dokumentari: “Rrugëtimi 12 vjeçar bektashian”.
Drejtori i Institutit, “Vatrës” ia dhuroi të gjitha botimet e fundit të Institutit të cilat u promovuan më parë në qendra të ndryshme, Vatrës dhe Baba Mondit.
Duke vijuar me “Javën kulturore shqiptare në SHBA”, Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, prezantoi nëpër disa institucione të rëndësishme të diasporës shqiptare amerikane në Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke promovur libra dhe ekspozita dokumentare, të cilat zgjuan interesim të madh brenda komunitetit shqiptar dhe jashtë tij.
Delegacioni i Institutit, i përbërë nga Skender Asani, Zeqirija Ibrahimi dhe Sevdail Demiri, përfshirë edhe dy mysafirët e nderuar të komunitetit Bektashi – Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Baba Edmond Brahimi, dhe Profesor Arben Suljemni, në kuadër të kësaj vizite realizuan edhe takime të rëndësishme në komunitetin shqiptar, me lider dhe veprimtar të shquar të komuniettit shqiptar, në mesin e të cilëve edhe me ish kongresistin republican të Nju Jorkut,, Xhozef Diogardi kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane, lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në SHBA.
Përfaqësuesi zyrtar i komunitetit Bektashi Prof. Arben Suljemani, (Head of Foreign Affairs at Bektashi World Headquarters (Tirana-Albania)I tha gazetës tonë se : ’Nga se ende nuk kan një Teqe në New York, apo qender të komunitetit Bektashi, prezentimi i rrugëtimit 12 vjeçar deri në fitore të të drejtave të komunitetit Bektashi në Maqedoni, në gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasbourg”, u bë në qendrën e Vatrës, në Bronx – nju Jork, përfshirë dhe promovimin e librit: “The light of guidance” si dhe një Foto ekspozitë ditore “ 480 vjetori i Teqes Harabati Baba”, dhe nji Dokumentar për punën e palodhur të Kryegjyshit Dedebaba Edmond Brahimaj”.