Nga Agim PICAKU
Megjithëse për shumë kënd në Shqipërinë me halle të mëdha pa Akademi Shkencash,ku çdo gjë është rrudhosur tek buka e përditshme dhe interesat meskine të cilat gërryejnë pamëshirshëm kujtesën historike dhe atë kombëtare,vlerat historike dhe vetë ardhmërinë tonë,një gjë është e qartë si drita e diellit : Himariotët trima e të besës,lundërtarë e luftëtarë të famshëm janë vëllezërit tanë apo Mirditorët e jugut siç shprehen disa.Këtë fakt e pranojnë jo vetëm banorët e kësaj treve të lavdishme por dhe studiuesit më seriozë vendas e të huaj që kanë shkruar për Himarën në tre-katër shekujt e fundit.Të vendosur në bregdet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe eksodit biblik të shqiptarve,vëllezërit tanë e shndërruan Himarën në një kështjellë të pamposhtur të lirisë dhe ashtu si Mirdita u vetëqeverisen në shekuj me kanunin dhe zakonet e veta.Fakti që ata nga Katolikë për shkaqe historike përqafuan besimin Ortodoks,nuk ua zbeh aspak vlerat e tyre të shquara prej kapedanësh të lirisë dhe patriotë të flaktë të atdheut të tyre.Nëse sot pozicioni aq i favorshëm i Himarës i bën ata objekt dhe subjekt të politikës shoviniste Greke për shkak të besimit Ortodoks dhe të greqishtes tregëtare që flasin shumë Himariotë,kjo duhet të na bëje që ti duam vëllezërit tanë dy herë më shumë.Ata janë “Grekë” po aq sa mund të jem unë Sirianë,Kolumbian apo Kinez!Mirdita dhe mbarë kombi duhet të u dalë për zot Himariotëve heroikë të cilët janë nderi i kombit dhe krenaria jonë historike dhe kombëtare.Eshtë kjo arësyeja që Bashkia Mirditë duhet të binjakëzohet me atë të Himarës,të iu shkojmë e të na vijnë sepse dyert e vëllezërve janë përherë të hapura për njëra-tjetrën.Ta zyrtarizojmë këtë fakt e ta promovojmë me krenari e dinjitet.Gjaku nuk bëhet ujë thotë një shprehje e urtë shqiptare.Mirëse vini në Mirditë në trojet stërgjyshore vëllezër të Himarës!