Gjoni imazh…zogjtë e shpirti im mbi Valbonë vajtojnë e thërrasin Gjon, Gjon, Gjon!

-elegji, vellait tonë, Gjonit

Nga FRAN UKCAMA – Fier

Gjoni i Ukcamës, vellai ynë,
1964,
si sot u nda ,
nga ne ,iku n` Parajsë,
rrufeja n` kthjellim Kullës i ra,
nuk njohu ma shkëlqim…
dhe pse Nika, Ndou, intelektual në punë,
Katrina nuse, nuk arrinte ta shikoje,
Besimi, Agimi te vegjel, Gjinin e doje mbi te gjithe femijet,
unë sapo kisha mbaruar gjimnazin,
me thonj shkembenjve po ngjitesha shtigjeve te dijes,
ti ishe i projektuar si trani i Kullës,
Zoti kështu pati marrë vendim..

Princi i ynë, gjigand,
n` Kaninë ,
aty ishte n` shërbim,
Atdheun e donte sa jetën,
artin e adhuronte pashqim,
iku , iku me krahë ere,
vorrin tash ka në Cerrnicë,
nga doka, nga mendja,
malcia s` pati djalë si Ai!!

Portreti i tij asht,
jo veshja, as shtati,
se ai ishte si çetinë mbi shkamb,
sa lisi,
sa ahu
yll në vetull mali!!

Dy burra i ngrinte në dy krahë,
me atë mund matesh gjogu,
gjogu:- VRAÇI!

Kali i egër rritur në rudinë,
ai e kapi prej jele,
zap e bani,
e zbuti, ishte ndër kuajt e malcisë,
më i famshmi!!
Ah, pas ikjes tende Gjon,
shkelqimin e humbi dhe Vraçi,
derisa u plak,
e diku ne bokat e Luzhës vdiq!

Gjimnazin e mbarove me vullnet, kembengulje,
humorin kish bashkeudhetar,
shkruaje poezi, i kenaqje njerzit,
kuvendi yt ishte i dores së parë,
enderroje shqiponjat,
atje qiejt synoje te ngjiteshe lart..lart..

Zoti e keqkuptoj lutjen tende,
të mori pranë,
ndonse ti tokën nuk doje ta leshoje,
sa brënga,
sa brënga le pas o vëlla!!

Iku n` lulen e rinisë,
andrrat mbeten peng,
e zemrat tona gand,
sa mote kanë shkuar,
e unë rri pranë tij,
Ai më i pjekur, punetorë,
unë adolishent..

Gjon mbi breg t` Valbonës,
dje, sot e mot,
shpirti im mal, syni krua, vajton, vajton,
gjamë burrash për burrin,
djalin, 21 vjeçarin,
zogjtë e pyllit, gjithë simfonin vijojnë,
valet e Valbonës, majat,
ernat e veriut, thërrasin,
dielli dhe hana
GJON, GJON, GJON!!