Pas deputetes së PDIU Reme Lala dhe deputetit të LSI, Robert Bitri, të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste, duke i çuar votat e saj në parlament në 76, edhe tre deputetë të tjerë kanë bashkuar dje votat me shumicën parlamentare. Konkretisht, pro ndërtimit të teatrit të ri kanë votuar deputeti i PSD, Tom Doshi, deputetja e PDIU, Elena Xhina dhe deputeti i PDIU Dritan Bici. Vota e deputetit të PDIU Dritan Bici pro ligjit për teatrin ishte e papritur për shkak se, gjatë ditëve të fundit, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka ashpërsuar retorikën politike kundër mazhorancës, ndërsa vetëm Dritan Bici pati mohuar zërat për një afrim të mundshëm me mazhorancën. Pro ligjit rezulton se ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, por ky i fundit ka pohuar se nuk ka qenë në seancë. (ma.me. Javanews)
Aktualitet
Kompleksi i banimit në pushtetin e flakëve/ Si të mbroni shtëpinë...
limit -
0
Zjarret janë një nga rreziqet më të mëdha që mund të përballoni në shtëpi. Përveç dëmeve materiale, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e...