Shoqata e Konvertuesve të Plastikës: Ja qeset që do të lejohen të përdoren

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA ka dhënë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin për ambalazhet plastike, i cili parashikon ndalimin e përdorimit të qeseve plastike dhe lejimin vetëm të qeseve me karakteristika të caktuara teknike, në funksion të ruajtjes së mjedisit. Shoqata thotë se i mbështet përpjekjet e qeverisë për zbatimin e këtyre ndryshimeve në funksion të ruajtjes së mjedisit dh enxitjes së ripërdorimit dhe riciklimit në vend.

Nisur nga këto ndryshime, informon Shoqata, në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të Importohen – Prodhohen – Tregtohen – Përdoren vetem qese plastike mbajtëse me këto karakteristika teknike :

  • Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtese nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron
  • Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj
  • Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmerinë e produktit dhe konkretisht :
  • Prodhuesin (Importuesin)
  • Shenjën e riciklimit
  • Shenjën e ripërdorimit
  • Llojin e lëndës së parë të përdorur
  • Aditivin Biodegradues që përmban
  • Datën e prodhimit (date,muaj,vit)
  • Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike
  • Shenjën për përdorim ne kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar per këtë qellim
  • Për këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të përdorura për qëllime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave)