Thellimi i tragjedisë çame në vitet 1915-1917

Nga Eugen Shehu – Zvicër

Viti 1915 do të hynte në Çamëri, së bashku me dhunën e pashembullt të qeverisë greke.Dy divizione të armatosura deri në dhëmbë,do t’u vërsuleshin fshatrave çame duke nëpërkëmbur çdo të drejtë elementare të tyre,ndërsa divizioni i tretë,i mbështetur prej çetave të andartëve grekë,vazhdonte inkursionet dhunuese dhe plaçkitës në Gjirokastër,Tepelenë,Korçë si dhe në trevat brenda kufijve politike të shtetit amë.Duke ndjekur me vëmendje situatat në Çamëri si edhe në trojet jugore të shtetit amë,sheh dukshëm rrezikun e shpërbërjes së krejt kombit shqiptar.Sikur të mos mjaftonte pazari i ndyrë i coptimit të Shqipërisë në Londër të vitit 1913,në Konferencën e  Ambasadorëve,Fuqitë e Mëdha patën nisur të tjera pazare.

Kështu,po në Londër,në prillin e vitit 1915,me kërkesë të drejtpërdrejtë të qeverisë italine,Franca,Anglia,Rusia dhe Italia patën nënshkruar një marrveshje të fshehtë,e  cila definonte coptimin e plotë të Shqipërisë.Sipas kësaj marrveshjeje,Shqipëria ndahej në tri pjesë.Saranda,Delvina,Gjirokastra, Tepelena,Kolonja, Korça dhe Pogradeci i jepeshin Greqisë. Bregdeti shqiptar kalonte në duar të Italisë ose thënë ndryshe,i lihej Italisë në pazaret e mundshme të saj me Serbinë.Merret lehtë me mend,se në këto situata,kur Fuqitë e Mëdha po përgaditesh të fshinin fare nga harta e Evropës,kombin shiptar, problemi i çamërisë sa vinte dhe bëhej më i ndërlikueshëm.

Të njohur me qëllimet e mbrapshta të Fuqive të Mëdha, atdhetarët shqiptarë,kundërshtuan me forcë këto traktate të fshehta.Ndonëse turbullirat në tokat shqiptare ishin të mëdha,ata mundën të parashihnin ngjarjet dhe iu drejtuan për këtë opinjonit të gjërë duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare.Mendoj se një vlerë e kësaj lufte në rrafsh diplomatik e politik,është fakti se atdhetarët shqiptarë,në krejt parashtresat e tyre në këto vite,e konceptuan Shqipërinë e jugut si pjesë të tërë,pa u pajtuar asnjëherë me faktin e coptimit të saj në mënyrë të padrejtë nga Konferenca e Ambasadorëve.

E shoh të udhës t’i sjell lexuesit tim,përkitazi me këtë çështje,një letër të cilën patriotët shqiptarë i dërgonin z.Zimmerman,n/sekretar i shtetit në ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin.Duke  e bërë me dije,mbi zhvillimet e fundit të çështjes shqiptare,këta atdhetarë,theksonin në këtë letër se Shqipëria e jugut ka qenë kurdoherë qendra e nacionalizmit shqiptar Nga kjo vatër, shpreheshin ata, kanë dalë luftëtarët e lirisë dhe pavarsisë kombëtare shqiptare dhe kjo ashtë arsyeja që,nëse kjo gjymtyrë e çmuar do t’i shkëputej trupit shqiptar,plaga do të jetë shumë e thellë dhe asnjëherë e shërueshme.

Duke qenë se populli shqiptar nuk ishte i shumtë në numër,shkëputjet prej tij, e kësaj pjese jetike,do të përbënte një dobësim prej të cilit kombi do ta kishte të vështirë të merrte veten. Më tej,në mënyrë tejet të saktë,kjo parashtresë theksonte se shkëputja e pjesës jugore të vendit do të krijonte një irredentizëm me keqardhjen më të madhe, duke ngjallur mëri të përjetshme midis dy shteteve.

Popullit grek dhe shqiptarë duke mos qenë sllavë, lipset të merren vesh me njëri tjetrin dhe jo të urehen e të grinden.Jashtë Shqipërisë kanë mbetur mbi 100 mijë shqiptarë me preardhje nga Jugu,të gjithë nacionalistë të zjarrtë,të cilët nuk do të rreshtin së thirruri kundër një cungimi,të cilën sigurisht e vlersonin të padrejtë.Këta shqiptarë,u dërgojnë çdo vit të afërmve të tyre (brenda kufijve politik) 5-7 miljon franga ndihmë.Ata kudo ku ndodhen kanë, veçanërisht në Amerikë,gazeta e shoqëri të fuqishme ku patriotizmi shqiptar ngrihet çdo ditë e më lartë.

Po nga kjo Shqipëri e Jugut, vazhdon parashtresa,grekët kanë dëbuar me forcë 100 mijë shqiptarë myslimanë,prej të cilëve pjesa më e madhe kish vdekur nga mungesa e ushqimeve dhe sëmundjet,ndërsa pjesa tjetër endej andej-këndej duke mos patur asnjë shpresë për të ardhmen.Por sido që ta qeverisnin grekët Shqipërinë e Jugut,ata kurrë nuk do të arrijnë ta bajnë të pranishëm sundimin e tyre.Greqia do të jetë e detyruar të nxjerrë ligje përjashtuese dhe të marrë masa shtërnguese,të cilat do bëjnë në kundërshtim me përparimin dhe qytetërimin.Parashtresa në fjalë,mbyllej me përfundimin e saktë; “Nën sundimin grek të 250-300 mijë shqiptarëve të jugut do të jenë të dënuar të jetojnë fatkeqe,të paditur,jashtë shoqërisë ; ata kurë nuk do të munden të fitojnë një kulturë greke,sepse kjo e fundit kërkon të paktën dymbëdhjetë vite studimesh të pandërprera.Ndërsa 3-4 vite pune në gjuhën e tyre kombëtare,e cila shkruhet ashtu siç flitet,do t’u lejonin shqiptarëvet të merrnin një arsimim të vazhdueshëm.

Nga ana tjetër,myslimanët nuk do të dëshironin kurrë t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat greke.Gjendja e të gjithë aneksuarve me forcë ose me bindje do të jetë gjithmonë e brishtë,pamvarsisht nga raportimet e kundërta të cilat nuk mbështeten mbi realitetin… Të gjitha insinuatat lidhur me gjoja paaftësinë e shqiptarëve për t’u qeverisur,nuk janë veç thënie të rrema shteti embrionar i krijuar në Konferencën e Londrës nga disa të plotfuqishëm,disa prej të cilëve ushqenin prapamendime të pasinqerta,përfundoi në një shkatërim,si rezulltat edhe i shpërthimit të luftës së përgjithshme. Ne jemi të sigurtë se Shqipëria e Re,ashtu siç duan të gjithë patriotët do të japë rezulltate  që do të kënaqin plotësisht mbrojtësit tanë dhe do tu tregojnë vendin të gjithë armiqve”.

(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë, fondi 848, dosja 6, fleta 28-30).

Por ndërsa ankimet dhe protestat e shqiptarëve binin në vesh të shurdhët,qeveria greke,duke patur si pararojë të saj repartet e kriminelëve andartë,kishte filluar shkombëtarizimin e trevës së Çamërisë.Në vitet 1915-1916,në vargun e masave me karakter terrorist e dhunues,ishte i ashtuquajturi “çarmatim” i shqiptarëve,kinse këta i sillnin zullume shtetit grek të asaj kohe.Andartët famëkeq si S.Kremidha,Papa Qesari,V.Kollovoi,S.Camnadoi etj,në krye të dhjetra ushtarëve-kriminelë u përhapën në krejt Çamërinë duke synuar nën nismën e çarmatimit,të varfëronin më tej popullin dhe ta detyronin ate të linte trojet  stërgjyshërore.

Në Janinë e Paramithi në Filat e Voshtinë,derinë në Prevezë,u hap lajmi që çdo shtëpi do të dorëzonte dyfekun “ e fshehur” përnryshe ata do të paguanin kaq e aq napoleona flori dhe kush nuk paguante do t’i konfiskohej krej pasuria.Janë me qindra raste kur fshatarët e keputur të Çamërisë nuk patën as armë dhe sigurisht asnjë napoleon flori për të paguar.Këta mjeranë u muarrën të lidhur dhe duke i rrahur në sy të njerëzve të tjerë,publikisht,u dërguan në xhamitë  e fshatrave.Këtu sërisht nisën torturat ku sipas të dhënave burimore,jo rrallë pati shqiptarë të vdekur nga plagët e marra.

Ndërsa ushtarët grek rrihnin kryefamiljarin në xhami apo në postën e xhandarmërisë,dikush prej andartëve shkonte në shtëpinë e varfër çame dhe merrte inventarin sipas shijes së vet.Kur llogaritë shkonin taman sa vlera e një pushke,atëherë ai urdhëronte pjestarët e familjes që t’i çonin krejt orenditë,gjënë e gjallë e deri tek veshjet tradicionale të grave,në postkomandë,me ç’rast do të lirohej pjestari i tyre i familjes.Andartët grek nuk mungonin të bëjnë edhe lojëra të tilla qesharake duke i detyruar banorët e Çamërisë të blinin ndonjë armë dhe ta dorëzonin gjoja e paskësh mbajtur diku fshehur.

Praktikë kjo e përdorur edhe tek ne në Maqedoninë shqiptare dhe në Kosovë,nga forcat ushtarke e policore të pushtuesve serbo-sllav,gjatë gjithë atyre  decenieve pushtimi.Në rast kur vetë banorët,nuk ishin të aftë të gjenin armë për të blerë,në “ndihmë” të tyre vinte kryeandarti i cili vetëm me një pushkë të ushtarëve-kriminel të tij,mund të fitonte jo vetëm florinj,por edhe bahçe,ullinj,toka pjellore pa përmendur këtu edhe thesin e fundit të miellit e të misrit.

“Kjo paudhësi  e përsëritur fshat më fshat për kushedi sa herë,bëri që pasuria e çamëve myslimanë,ca nga ca të kalonte në duart e pushtetarëve dhe të shqiptarëve të krishterë vendas apo grekë të ardhur,bashkëpuntorë të pushtetarëve në fjalë.Ndërsa çamëria myslimane më pasanike,u lanë në varfëri e mjerim të plotë” ( I.Hoxha “Viset Kombëtare Shqiptare në Shtetin Grek”Tiranë 2000 faqe 164).

Dhelpëritë greke në dëbimin e dhimbshëm të banorëve të Çamërisë,sa vinin dhe bëheshin më të stërholluara.Veneziello,lidhur me tokat që u mereshin çamëve në këto vite,nuk harroi të mashtrojë duke paracaktuar edhe një çmim,me të cilin qeveria greke do të paguante shqiptarët. Absurdi grek qëndron në faktin se për qindra apo mijërat e metarve katrorë tokë pjellore,të marra prej qeverisë  greke,asnjë çam,në asnjë vit,nuk u pagu askurrë qoftë edhe ndonjë napoleon flori të vetëm. Llafologjia e Veneziellos me këtë rast,vetëm sa kish krijuar një tymnajë për të mashtruar opinionin publik evropian dhe ate botëror,lidhur me tragjedinë e madhe të Çamërisë.

Për më tej,në dhjetor të vitit 1917,qeveria greke nxori ligjin numër 924,datë 14-XI-1917,me anë të të cilit porositnin të gjithë banorët e Çamërisë (sidomos ata myslimane) se nuk kishin të drejtë të shisnin,blinin apo të kalonin pasurinë e vet tek njëri tjetri.Ky ligj do të thoshte që shteti grek përfundimisht të bëhej zot në pronë të shqiptarëve të çamërisë dhe njëherazi të punonte që këto pasuri dalëngadalë t’i kalonte në duart e veta.

Madje,atdhetarët çamë të cilët guxuan të kundërshtojnë këtë ligj deri në Athinë,u përndoqën nga andartët grek deri në djegjen e shtëpive të tyre.Si rrjedhojë e kësaj politike agrare kaq të dhunshme,shteti grek,në vise shqiptare të Çamërisë, mundi të vjedhë e përvetsojë duke patur përpara ligjin dhe xhandarët,me dhjetra mijëra hektarë toke buke,nga tokat pjellore të Çamërisë.

Por edhe dhjetra mijëra hektarë të tjerë,kullota ( nga kullotat e famshme të Çamërisë) brenda atyre viteve u shëndruan në mënyrë të paskrupullt në toka në dispozicion për qeverinë dhe shtetin grek.

Ndaj shqiptarëve të Çamërisë,të cilët zotëronin pasuri por ishin edhe të vendosur për të mos u larguar prej trojeve të veta amtare,me asnjë lloj çmimi,qeveria greke vuri në përdorim ligjin mbi shtetësinë.Dihet tanimë se në kohën e sundimit osman,deri në nëndorin e vitit 1912,shiqptarët quheshin shtetas osman,përkundër grekërve të cilët e patën fituar pavarsinë në vitin 1821,duke patur përkrahjen  e sinqertë të shqiptarëve.Në këtë kontest,qeveria greke ndërmori nismën për të ndryshuar fenë myslimane të shqiptarëve të Çamërisë.Ata banorë që pranonin ndërrimin e fesë ( sigurisht për hirë të egzistencës së tyre) merrnin shtetësinë greke dhe emra të krishterë.

Të tjerët,të cilët nuk pranonin këtë ofertë,ngase kishin të shënuar në dokumentet e tyre nënshtetësinë osmane,u detyruan nga qeveria greke që “brenda tri muajve të largohen menjëherë prej tokave të tyre në Çamëri,në drejtim të Turqisë”(Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë. Fondi 251 , dosja 14 , fleta 46 ).

Në pamundësi të jetonin në këto kushte,por duke dashur të ruajnë si të shnjtë fenë e tyre,ishin me mijëra familjet shqiptare të çamërisë,të cilat iu drejtuan tokës së shtetit amë,së paku për të mbijetuar me djersën  e ballit.Mendoj se për askend nga këta shqiptarë nuk ka qenë e lehtë të linte vatrat stërgjyshërore,pasurinë,kujtimet e disa gjeneratave,por dhuna e andartëve grekë nuk kishte të sosur.

Në mënyrë të llogaritur mirë,e ftohje cinike,kjo dhunë godiste pafundësisht genin trimëror të shiqptarëve të Çamërisë duke synuar mosegzistimin e tyre si rracë dhe komb.

Tokat e kullotat e çamërisë mesa duket nuk u mjaftonin qeveritarëve grekë,të cilët stretegjinë e tyre për zhdukjen e banorëve të çamërisë,kishin paraparë edhe rrëmbimin apo vjedhjen e mijëra bagëtive. Janina, Voshtina,Konica,Follorina dhe Gumenica,ishin trevat që nëpër vite kishin trashëguar tufa  të begata të bagëtive,fallë kullotave të famshme që zotëronin.Ndër këto treva,qeveritarët grekë udhëzuan bukuritë e andartëve-ujqër,që të derdhen duke kos kursyer asnjë kokë bagëtie apo njeriu.

Ligji famëkeq i konfiskimit të bagëtive,i cili askurrë nuk u shpall,në asnjë komunikatë zyrtare të qeverisë së Athinës,por që çuditërisht funksionoi në mënyrë “perfekte” në viset shqiptare të Çamërisë, në vitet 1915-1917, u rrëmbyen pa asnjë shpërblim çamërve,mijëra kokë bagëti.Edhe në këtë rast,pushtetarët vendorë grek,nuk haruan të mashtrojnë se çdo kokë bagëtie,do të paguhej prej shtetit helen në të ardhmen.Por sërish askush prej banorëve të këtyre trevave,nuk mori asnjë dhrami greke,për mijëra bagëti të rrëmbyera me forcë.Se sa e madhe ka qenë kjo vjedhje,mjafton të sjellim këtu një fakt të përmendur  prej shtypit shqiptar,i cili rrëfen se vetëm në rrethinat e Gumenicës “me anë të veprimet të padrejta zyrtare u rrëmbyen mbi 60 mijë krerë bagëti”(Gazeta “Kosova” nr.3 – Tiranë maj 1941).Mendo se çfar ndodhi pas kësaj katrahure greke me familjet shiqptare çame,të varura nga blektoria.

Një tjetër farsë e ndyrë që u luajt në kuriz të banorëve të Çamërisë është padyshim loja me proceset gjyqësore. Sipas ligjeve “demokratike” të shtetit grek të atyre viteve,nëse dikush të grabiste tokë, sende shtëpiake apo bagëti,kishte të drejtë t’u drejtoheshe organeve kompetente në gjykata.

E vërteta është se ishin me mijëra shqiptarë të Çamërisë,të cilët iu drejtuan gjykatyve vendore dhe deri atyre të larta në Athinë po askush prej tyre nuk morri askurrë,të drejtën që e meritonte.Gjykatat greke për banorët e Çamërisë,u shëndruan në ,institucione të hajnive,që edhe ata pak para të mbledhura me aq mundim  të shqiptarëv etë çamërisë,të shkonin në xhepat e gjykatësve grekë.

Është ndoshta për të qeshur por gjyqet e çamërve në tokat shqiptare nën Greqi,kanë shkuar deri në 20 vjet duke u kthyer kësisoj në farsë të ndyrë për të dhunuar pos të tjerave edhe vet dinjitetin e banorëve të Çamërisë.

Ndonëse në shtetin amë,në vitet 1915-1917,mbizotëronte kaosi politik,ekonomik  e social,atdhetarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve politik të vitit 1913,nuk u pajtuan me fatin e mbrapshtë të bashkëatdhetarëve të tyre,të mbetur padrejtësisht nën sundimin serb,malazez,bullgarë apo grekë.Një varg bisedash,memorandumesh,parashtresash etj,kanë shoqëruar përpjekjet e këtyre atdhetarëve,me ç’rast është kërkuar respektimi i lirisë së shqiptarëve së pari,e mandej rishikimi i padrejtësive të Konferencës së Ambasadorëve në Londrën  e vitit 1913.

Një prej këtyre parashtresave,që mban datën 27 shkurt 1916,i takon Komitetit Shqiptar të Lozanës,i cili i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Uillsonit.

Duke protestuar ndaj deklaratës së kryeministrit britanik,z.Asquith,në 22 shkurt 1916 në dhomën e Komunave,në Londër,atdhetarët shqiptarë bëjnë me dije presidentin amerikan për krimet që u janë bërë shqiptarëve përtej kufijve të tyre politik; “Ne dridhemi nga terri,thoshin ata në parashtresën në fjalë,kur mendojmë se vëllezërit tanë mund të bien dhe të ribien nën zgjedhen e tiranëve që nuk kanë asnjë mëshirë dhe që janë betuar se do ta zhdukin racën shqiptare”.

Më poshtë,atdhetarët shqiptarë në Lozanë të Zvicrës,i drejtoheshin presidentit Uillson në fjalët ;”Qeveria greke, e cila sipas deklaratave të vetë asaj,ka pushtuar përkohësisht Shqipërinë e Jugut,duket së kërkon të vendoste atje përgjithmonë dhe t’ia bashkojë territoret tona Mbretërisë së Greqisë… Ju e dini z.President që Shqipëria e Jugut,e cila asnjëherë në histori nuk i ka takuar Greqisë,është banuar tërësisht dhe vetëm nga shqiptarët nacionalistë.

Nga ana tjetër Komisioni Ndërkombëtar për caktimin  e, kufirit shiqptaro-grek e ka parnuar këtë fakt në mënyrë të prerë dhe  e ka shënuar në procesverbalet që u ratifikuan prej të gjitha fuqive evropiane të përfaqsuara nga delegatët e tyre në Konferencën e Londrës.Z.President ! Ora e larjes përfundimtare të llogarive midis ndërluftuesve,që ne e lusim me gjithë zemër,nuk do të vonojë”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë,Fondi 848, dosja 7, fleta 2-3 ).

Në fund të kësaj parashtrese të firmosur prej atdhetarëve shqiptarë në Lozanë,përcaktoehj me saktësi se Shqipëria dhe shiqptarët nuk kanë asnjë pretendim apo ambicie.Këta kërkojnë lirinë dhe pavarsinë e tyre dhe nga Veriu në Lindje dhe në Jug,të kenë kufijtë historike dhe kombëtare. Duke iu dhënë kjo mundësi,shqiptarët do të ishin ndershmërisht të organizuar për të hyrë me vendosmëri në rrugën  e progresit të tyre kombëtar,duke u zhvilluar paralel me fqinjët  e tyre në paqë,kështu që do të kishte marrë fund martirizimi i kombit të tyre.

Është e njohur tanimë qëndrimi tejet parimor i Uillsonit,i cili u rrëfye një mik i sinqertë i shqiptarëve.Por fakti është se ai mundi të ndalojë coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë,pa qenë në kondita të favorshme të ndalë dhunën serbe apo greke në territoret shqiptare jashtë kufijve historike dhe natyrale të Shqipërisë.Kjo spjegohet me faktin që Fuqitë e Mëdha evropiane,mund të merrnin në konsideratë pikpamjet amerikane,deri aty ku interesat e tyre nuk cenoheshin,më tej,vijojnë dhelpëritë diplomatike për të përligjur coptmin e trojeve amtare.Një tjetër politikë diskriminuese ndaj banorëve myslimanë të viseve shqiptarë të Çamërisë,ishte ligji i taksave.

Mizoria greke arrinte deri aty sa të vendoste të tjera taksa për shqiptarët e krishterë dhe të tjera për shqiptarët myslimanë.Kjo politikë u vinte për shtat helenëve të Athinës,sipas të cilave,po të mos ishe ortodoks,patjetër do të ishte armiku i tyre.Në këtë pikpamje,edhe protestat e shumta të shqiptarëve mysliman,për t’u taksuar një lloj me ata të krishterë,si kurdoherë ranë në vesh të shurdhër.

Mandej ky diskutim fetar u shtri edhe në drejtim të pronave të vakëfeve apo teqeve në Çamëri.Mjaft prej këtyre pronave,u rrëmbyen për arsye “shtetërore” nuk u kthyen shqiptarëve asnjë metelik prej mijëra metrave katrorë që besimtarët e patën blerë me djersën dhe gjakun e tyre dhe ja patën dhuruar pikërisht xhamisë apo teqesë që ato të rriteshin,lulëzonin dhe të shumoheshin.

Kjo pasuri e vakëfeve, shërbente gjithashtu për të mbajtur edhe punonjës të ndryshëm,të cilët i shëndrruan objektet e kultit në vende vërtet ku shpirtërat e lodhur të banorëve të Çamërisë, preheshin dhe rrinin besim e forcë. Helenët,nuk u mjaftuan vetëm me rrëmbimin e pasurive të objekteve fetare.Ata e dinin prej kohësh se këta objekte ishin shëndruar në vatra të fuqishme të shqiptarizmit.Në teqetë,përpara vitit 1913,ishte mësuar të shkruhej gjuha shqipe me grema latine dhe baballarët apo dervishlerët,patën çuar aty abetaret nga Sofja e Stambolli.Edhe në vitet 1915-1917,po ashtu fshehurazi mësohej gjuha,nga frika e masakrave të andartëve grek,të cilët nuk vonuan t’u vënë zjarrin të gjithëve,duke dëshmuar kësisoj intolerancën fetare dhe instiktin e verbër të dhunës së besimit.