Marrëveshje ndërqeveritare Shqipëri-Mal i Zi

Marrëveshjet e nënshkruara në Shkodër, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Mali i Zi:  

  1. Deklaratë e përbashkët ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit Zi, Duško Marković, në kuadër të takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri – Mali i Zi.
  2. Marrëveshje kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi marrëdhëniet e ndërjsellta në fushën e menaxhimit të burimeve ujore ndërkufitare.
  3. Marrëveshje mbi bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë në emergjenca nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi.
  4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me operacionet ndërkufitare të patrullimit ajror.
  5. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare në Zogaj-Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.
  6. Programi i bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi për periudhën 2018-2020.