Marrëveshjet e nënshkruara në Shkodër, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Mali i Zi:
- Deklaratë e përbashkët ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit Zi, Duško Marković, në kuadër të takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri – Mali i Zi.
- Marrëveshje kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi marrëdhëniet e ndërjsellta në fushën e menaxhimit të burimeve ujore ndërkufitare.
- Marrëveshje mbi bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë në emergjenca nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me operacionet ndërkufitare të patrullimit ajror.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare në Zogaj-Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.
- Programi i bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi për periudhën 2018-2020.