Nga Genti Seci*
Janë tringëllimat e shpatave, jehona që fjalët e tij lëshuan, dëshmia e pavdekshme e Shqipërisë së parë të unifikuar, vizionit “detpamës” të cilat e veshin simbolin e tij me lavdi, “mitizimin” e vetë identitetit kombëtar…
Duke u rilindur e rishfaqur mes fushave të betejës plot gjak, Kuçedra e Ballkanit mbrojti dhe krijoi një statujë të vetën me konture të jashtëzakonshme, hiperbolike. Qëndrimi ballëgjerë e gjokstregues ndaj maktheve pushtuese e krijoi dëshminë e pavdekshme të të qenurit trim dhe të pasurit luftimin në vena.
Fjala kumbuese fortifikonte figurën unifikuese e vizionare që tashmë e përqafonte Shqipërinë e parë të bashkuar dhe të pandarë. Hapat e fortë negociues e shquanin përgjatë jetës dhe e servirnin dhe lehtësonin si diplomat epokë-krijues… Impakti gjigant bashkuar me personalitetin kompleks të liderit sollën revolucionin e kohës ku veproi.
Emri i Skënderbeut është bërë simbol i virtytit të shenjtë moral dhe sakrificës supreme për të mbrojtur vlerat humane më të shtrenjta: njeriun, lirinë, atdheun…
Lavdia e tij qe aq madhështore, saqë veprat e shkrimet kushtuar tij do të zgjasnin pa shterim në rrjedhë të shekujve, duke u shndërruar në emblemë të penës së dijetarëve për historinë drithëruese “kampione” për ngritjen e mureve rreth dinjitetit kombëtar.
Utopikja shqiptare merr jetë tek Skënderbeu.
Kastrioti i Ilirisë…përforcuesi i besëlidhjes, paqes jo vetëm në principatën e Arbrit, por edhe mes Lindjes e Perëndimit.
_____
*Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”