Nga Daniela DANTE
E megjithatē unē ndjej zemrēn tēnde
ndērsa natēn vras trupin tēnd,
vakēt pērkēdhel humoret e tua
qefin lotēsh midis gishtrinjēve tē mij
ēndrra shuan fjalēn dhe gjestin
po rizgjimi ēshtē mē i verbēr se sa nata.
Tē kam vrarē e tē kam larguar
hero i rēnē dhe krenar, por te largimi
qēndron ende dēshira, kujtimi
shumē hēna duhet tē kalojnē pērtej malit
e parashikime yjesh tē qetēsojnē mbrēmjen
qē shtrihet mbi zaje gurēsh tē shpērndarē
po pres erērat e veriut tē ngre
varkēn e ēndērrave
pres dallgēn qē mē tērheq
shpirti i bardhē nē Eden
thur vela tē gērshetuara
me dashuri tē dlirē e fluturime turtulleshe.
Pres nē ajrin e kthjellēt tē dēgjoj
tingullin e harpēs tē pērhapē melodi,
largohet e heshtur, e ngrirē
dora e bardhē e ēndrrēs
duke lēnē vetēm gjurmēn
e njē rrēqethje tē kristaltē.
Përktheu Valbona Jakova
Biografia letrare e Daniela Dantes
Daniela Dante jeton në Brescia. Për një kohe të gjatë ka punuar si zyrtare e Sindikatës CGIl. Bën pjesë në grupin e teatrit “ Tracce”, si dhe është anëtare e grupit poetik “ I Poeti dal Sottosuolo”. Si aktore dhe regjizore ka vënë në skenë spetakle si “ Donna per la libertà” etj.
Ka fituar çmime të ndryshme në poezi. Autore e disa librave me poezi.
Festivali Ndërkombëtar “Ibrahim Rugova”, edicioni III, Istog, 2017.