Nga Nikollë LOKA
Lëshohet gurrës
ujë me valë,
rrëzohen ditët
dalëngadalë,
mali më thërret
në emër të vet,
me gjuhën e t’et.
Tash sa vjet
një lis mbi valë,
fort i pëlqen
të më quajë djalë,
rri pranë këtij lisi
shekullor,
me zemër n’dorë.
Sa herë vij këtu
e nxjerr një varg
prej mallit plak.