Ballina Kulturë Piloti i qytetit nën borë

Piloti i qytetit nën borë

Nga Arbër Ahmetaj
 
Sapo mbarova romanin « Piloti i qytetit nën borë » të shkrimtarit Mehmet Elezi
Bora fsheh pervelimin e një qyteti në ethe. Aty lidhet nyja e romanit! Pikpyetjet e pafundme, dyshimet, revoltat, fatet e rënda, shtypja, zvoglimi, endrrat e deshtuara, jeta e abortuar, maskohen. Se jashtmi nuk shihet asgjë! Nuk lejohet! Por shkrimi është i pamëshirshëm! E shkrin akullin, zbulon lakuriq dramën e qytetit nën borë! Galeria e personazheve na magjeps! Objekti fluturues është gjetje simbolike, edhe e prekshme edhe e pertejbotshme! Ajo vjen si shenjë, si rreze shprese për të ndriçuar fundin e ferrit të pastër, vezullues, të ruajtur nën akull!
Romani është si një poemë dhimbjeje, si një këngë jazz-i, me tone trishtimi për jetë njerëzore të humbura kot! Ka edhe revoltë, që nxjerr krye butësisht, por me dinjitet!
Ky është një roman shumë i ngrohtë, për një qytet të ngrire! Duhet lexue urgjentisht: nga të rinjtë e sotshëm, por edhe nga ne, që gjysmën e jetës, e kemi kaluar në morgun e ngrirë të diktaturës! Të parët mësojnë se çfar kanë « humbur » duke lindur në liri, ne tjerëve na kujtohet se sa sakrifica njerëzore na janë dashur të mbërrijmë deri tek liria!

Mehmet Elezi është ndër shkrimtarët e mi më të dashur!