Endērr

 

Nga Enrica Borrini  – Itali

 

Frymēmarrje tē heshtura

udhētojnē nēpērmjet meje.

Kujtime çastesh,

papritur aty, mbēshtetur mbi nēnkresē,

gjej pērsēri duart e tua

qē ledhatojnē trupin tim tē dridhshēm,

nxehtēsisht tē etshēm

dhe frymēmarrjen nē gojē.

Puthje tē papara ndonjēherē.

Shikimi jot mēngjezor,

çfaqet sērishmi mbi nēnkresē

e mē pas e njejta gjē, duket pērsēri

duke lejuar qē gjithçka tē kthehet

nē gēzim apo lumturi tē shpresuar.

Nē heshtje tashmē le qē kjo natē

tē mos iki mē vetēm.

Natē pēr atē qē si unē fluturon

nēpērmjet çaste dashurish.

Përktheu: Valbona Jakova

BIOGRAFIA E ENRICA BORRINI

Enrica Borrinika u lind në datën 3 prill 1965 në Corbetta Milano. Në vitin 2013 publikon veprën e saj të parë me poezi  “Metamorfosi di una donna”. Në 2015 del vepra e saj e dytë “Eros”. Bashkëpunon me  disa revista dhe antologji. Ka marrë shumë çmime për punën e saj si poete. Është anëtare e grupit poetik “ Il Movimento dal Sottosuolo”. Punon për një shtëpi botuese.