Nga Hasan Selimi
Në një luginë pylli me bar e lisa.
Gjej një gur të vjetër, mbante mjekër.
I lashtë, rrinte drejt, mburrej për motet.
Vendosa me thonj, gërmimin.
Gur mbi gur disa rrathë shikoj.
Pastaj në faj mblodha dheun pas tij.
Ulem të pushoj,
kryet mbi gurë.
Fjeta i lodhur nën muzikën pyllore.
Zgjohem prej lëvizjes së gjësë tokësore.
Shikoj një gjarpnushë,
shfrynte me dhëmbin jashtë
binjakë të zinj.
Mbulonte me trup të vegjëlit e saj.
Kërkoi t’i liroj gurin, roje për orë.
Ja, nëna gjarpnushë si i mbron të bijtë.
Orën gur ruan, Vetë bahet mit…