Nga Ilir Kadia
Sa herë harrohej dera hapur macja e fqinjit lehtë-lehtë hynte brenda. Nënoja i sulej me fshesë duke e nxjerrë jashtë.
Unë qeshja!
“Po lëre moj nëno mbase na kap ndonjë mi!”-i thosha.
“Jo mor bir! Kemi macen tonë! Macja e botës nuk vjen për të kapur minj! Vjen për të kobashitur ndonjë thelë mish nga tenxherja.”
E kujtoj sa herë! Sidomos kur ka zgjedhje dhe në listat për deputetë futen befas kandidatë që s’ kanë asnjë lidhje me frymëzimin e votuesve.
Merret vesh rezultati pastaj!