Porosia e fundit e Gjergjit

Nga Minire Rukovci-Hyseni, Prishtinë

Ai lindi si Gjergj, kështu emrin ia vunë,
biri më i shenjtë i gjithë Shqiptarisë.
Në vegjëli e morën, emrin ia ndërruan,
u bë pjesë e pengjeve të Perandorisë.
Dy vllezër ia prenë, ndërsa këtë e falën,
por jo nga mëshira se ishte fëmijë
Sulltanit i pëlqeu, për vete e ndalën,
kujdesej për Gjergjin, si për djemët e tij.Për luftë e stërviste, shpatën si ta përdorë,
që t’ju prijë betejave kundër Shqiptarisë.
Po ky birë i Shqipes, ishte mendjehollë,
vazhdimisht kujtonte qastet e vegjëlisë.

Këshillat e babait, i kujtonte shpesh,
s’i harronte fjalët që ia kishte thënë.
Zëri i tij i ëmbël, i tingëllonte në vesh,
– Kurr mos e harro, biro vendin tënd!

Kur e mori forcën, iu kthye atdheut,
së pari mori hakun për vllezërit e tij.
Atëhere u dëgjua zëri i Skënderbeut:
– Pritëm Kruja ime, pritëm se po vij!

Ai doli fitues, në çdo luftë e betejë,
i mposhti të gjithë: sulltan kral e mbret.
Nuk e shpoi shigjeta, as nuk e preu shpata,
Vdekja e mori trimin, në shtratin e vet.

Para se të vdiste, shokëve u tha ca fjalë:
– Amanet ua lë, ta mbroni atdheun!
– Kurr mos lejoni askë që t’ju përqajë!
Kjo ishte, porosia e fundit e Skënderbeut.

MINIRE RUKOVCI -HYSENI, PRISHTINË