Nga Lola SHEHI
Kur e mora elektronikisht librin, ”Poetët ndezin vetëm llampa”, të autores Valbona Jakova, mendova se për autoren grua dhe për atë krijuese, nuk kisha asnjë informacion. Fillesë kisha faktin se në këtë libër ishin përmbledhur poezi të poeteve, italiane, ruse, amerikane, spanjolle e të tjera, të shekullit të fundit, të përkthyera në italisht e shqip.
Ende pa e shfletuar librin, gjëja e parë që urova, ishte që përkthyesja të ishte poete, sepse vetëm përkthyesi poet arrin të ruaj muzikalitetin që ka poezia e shkruar në gjuhën amtare të krijuesit. Dhe konfirmimin e autopyetjes, e mora duke u informuar më gjërësisht mbi jetën dhe krijimtarinë e autores. Faktin se përkthyesi i poezisëne te shumtën e rasteve preferohet të jetë poet, që poezia e përkthyer të ruajë vlerat në të gjitha dimensionet e saj, nuk e kam nga vetja, e kam të mësuar nga dy miqtë e mi përkthyes të shumë poetëve botërorë, Jozef Radi e Maks Rakipaj, të cilët kanë pasur fatin e keq,qëashtu si autorja e këtij libri,tëvijnë nga shtresa e intelektualëve tëpersekutuar, dhe po ashtu si Valbona, punojnë e jetojnë në Itali.
Pa humbur kohë nisa të kërkoj informacione rreth krijimtarisë dhe botimeve të autores. Për fat të mirë, gjeta materiale të bollshme, të shkruara shkurt e saktë. U njoha me çmimet e nderit që e kishin shoqëruar autoren në konkurse prestigjoze letrare në Itali, dhe ato mbarëkombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri e Kosovë. Lexova vlerësime rreth krijimtarisë, përkthimeve, bashkëpunimeve, e të tjera si këto. Por ato që më mbetën në memorje dhe dua tìtheksoj ne kete rast, ishin fjalët e poetit arbëresh Tommaso Campera, të cituara për Valbona Jakovën dhe librin e saj “Stuhia e Orëve”, “ shqiptarët integrohen dhe fitojnë madje!”, apo thënia se shqiptarët shkruajnë në italisht, jo sepse harrojnë gjuhën e tyre, dhe konstatimi tjetër i tyre, se shqiptari mund të ndryshojë tokën ku ve këmbën, po kurrsesi gjuhën dhe origjinën e tij.
Pra, ne kete rast duhet te theksoj se kontributi i Valbona Jakovës, nuk kufizohet vetëm në promovimin e krijimtarisë së saj si garuese e denjë në këto konkurse, nga se Valbona ka promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët në të gjitha trevat shqipfolëse. Në konkursin ndërkombëtar të poezisë “Ibrahim Rugova” edicioni i tretë, i mbajtur në Istog në 16 Shtator 2017, nën organizimin e Klubit letrar “Potguri”, Valbona u kujdes dhe u interesua tē pērfshijē nē kētē aktivitet tē shkallēs globale, shumē poetē tē njohur e miq tē saj italianē. Lexova aq shumë për autoren, saqë mu krijua përshtypja se njiheshim prej kohësh, apo se kishim biseduar qindra herë për krijuesit shqitarë dhe jo vetëm, këtej e andej, ndaj nuk e pata të vështirë të bëja këtë vështrim modest mbi librin e saj “Poetët ndezin vetëm llampa”
Ndërkohë që lexoja poezitë, për të cilat nuk mund të rri dot pa e thksuar se ishin përzgjedhur me aq domethënie nga autorja, vetvetiu lind pyetja, përse ky titull? Edhe pse ishte pikërisht titulli,ai që më intrigoi që në krye. Dhe ne kete rast, mu kujtua titulli i intervistës së Valbonës realizuarnga Mimoza Erebara, “Kur shkruaj nuk bëj llogari” . Edhe mua si specialiste e llogarive, nuk po më dilte llogaria.Nuk më kuadronte fakti që në libër renditeshin poezi penash femërore, ndërsa libri titullohej poetët ndezin vetëm llampa, dhe jo poetet ndezin vetëm llampa.Dhe në këtë rast, dilemënsërish ma zgjidh Valbona me përzgjedhjen sqimatare të saj. Në libër, gjeta poezi që i shkruheshin poezisë dhe poetit, pa ndarje gjinore, ku ngjizeshin e merrnin jetënatyrshëm të dyja gjinitë, ku duket se poetet bëjnë dashuri me muzën, me mendimet, mbarsen e lindin poezi, si në poezinë e Anise Koltz, poezi e paligjshme.
Pa u zgjatur më shumë do të thoja me bindje, se emri e mbiemri i autores, më flet njëqind përqind shqip, ndërsa poezitë e përzgjedhura në këtë libër, më flasin njëqind përqind italisht. Valbona më dha atë kënaqësinë, që të njëjtit frut, t`i merrja dy shije njëherësh.
I lexova poezitë në të dyja gjuhët, dhe fakti që i ndjeva njëlloj, më jep të drejtën tì them Valbona Jakovës, Respekt e mirënjohje zonjë për artin tënd, sepse sipas meje, të përkthesh një vepër letrare, dhe sidomos poezi, është art më vete.
Dua ta falenderoj Valbona Jakovën, pasi në këtë libër, gjeta poezinë e poetes time të preferuar,Preghiera allaPoesia, lutje poezisë, e autores italiane Antonia Pozzi, që edhe pse u bashkua me ëngjëjt vetëm 26 vjeç, la ndezur llampën e saj poetike.
Preghiera alla Poesia
Oh, tu bene mi pesil’anima, poesia:
tu sai se io manco e mi perdo,
tu che allora ti neghi e taci.
Poesia, mi confesso con te
tu sei la mia voce profonda:
tu lo sai,
tu lo sai che ho tradito,
ho camminato sul prato d’oro
che fu mio cuore,
ho rotto l’erba,
rovinato la terra poesia –
quella terra, dove tu mi dicesti il più dolce di tutti i tuoi canti,
dove un mattino per la prima volta
vidi volar nel sereno l’allodola e con gli occhi cercai di salire – Poesia, poesia che rimani il mio profondo rimorso,
oh aiutami tu a ritrovare il mio alto paese abbandonato –
Poesia che ti doni soltanto a chi con occhi di pianto si cerca –
oh rifammi tu, degna di te,
poesia che mi guardi