Të dashur miq, së bashku me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, z.Isuf Çelaj dhe znj. Rudina Hajdari, kishim kënaqësinë që të mirëpresim sot në Tropojë biznesmenët e shquar shqiptaro-amerikanë, z.Harry Bajraktari, “Nderi i Kombit” dhe z.Rrustem Geci, “Nderi i Kombit”, me të cilët biseduam për problematikat e Tropojës dhe për mundësitë e zhvillimit të saj.- shkruan në faqen e tij në fb, Besnik Dushaj, kryetar i Bashkisë së Tropojës.
Ata shprehën gatishmërinë për të mbështetur Malësinë e Gjakovës me financimin e disa projekteve të ndryshme dhe unë gjeta rastin t’i falenderoj për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Tropojës e në mënyrë të veçantë për kontributin e tyre në vendosjen e shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, në qytetin e Bajram Currit.