Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranën, më 22 qershor 2018, në Ulqin, do të shënojnë 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ky jubile shënohet me veprimtarinë shkencore me temë “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, duke filluar në ora 20.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës.