Nga Zenun HYSENUKAJ – Tiranë
I kam hedhë sytë thellë në sytë e tu.
Ashtu siç ke hedhë sytë e tu në sytë e mi.
Ecim të thurur vështrimesh,
në qiejt e njëri tjetrit.
Shohim bashkë,
Rrotat e dhunës ekzekutojnë,
kaq shumë dashuri.
Bluajnë gjithçka të gjelbër.
Për të sajue shkretiren njerzore.
Për të sajue hordhi duartokitsish,
e gjakpirësish.
Duke sajue eshtra për ndertimin
e piramidës.
Oh ! ç’është ky tumor që zhvillohet,
me shpejtësinë e kërurdhës.
Mbi ma t’bukurin vend ?
Që ngjason me shtatin e Aferditës.
LIRI.
Të gjeta në zërin e erës,
ku bëje duet me gurgullima ujrash.
Të gjeta midis reve,
në profile shtegtimi.
Të gjeta në trandafilin ,
ende të pa kputun.
Më çfaqesh e thermuar ,
nder thyerje dritash.
Të putha në ëndërr.
por në mëngjes më gjymtuan.
LIRI,
Mos u fsheh nën çader,
apo nën rigat e vakta të poezisë sime.
Kacaviru nëpër shelgje drithëruese.
Po të pres kudo e kurdoherë,
me duar të shtrira.
Merrem të tërin mes zanoreve të emrit tënd.
Eja mu bëj gjumë në netët e qelisë.
Eja mbrëmjeve ti japim bashkë lamtumiren ditës.
Eja mu thur qerpikëve një ëndërr.
Çfaqmu si pentagram,derdhmu si notë e gëzuar.
Me majen e gjuhës po të kërkoj nëpër buzë.
LIRI.
Kur të përmend më duket se marr peshë.
Kur të kam larg pesha më firon në çdo varg.
Ti je graviteti im,
më thithë më shumë se magma e dheut.
Po ti nuk mungon,
je vizatuar në spektret e syve të mi.
Imazhi yt më shfaqet në pupla reshë.
Nder mjegulla,
dhe në njollen e cigares.
Çdo përpjekje buzësh emrin tënd piptinë.
Sa herë në vargje emrin ta përmend.
Mos kujto se po e shkruaj.
Ty emrin ta gdhend.