Shenja e parë e STOP ka qënë e vogël, e bardhë dhe katror, pak a shumë e ngjashme me shenjën e sotme të kuqe.
Në fillim të shekullit të 20-të, rrugët kanë qenë në kaos. Për shoferët nuk ka qenë e nevojshme leja, linjat dhe shiritat nuk kanë ekzistuar, ndërkaq shenjat STOP ende nuk ishin shpikur.
Më 1923, Dega e autostradës në Misisipi ka propozuar ndryshimin: Çfarë do të ndodhë nëse forma e shenjës mund të shënojë ndonjë lloj rreziku para nesh?
Logjika ishte e thjeshtë: Sa më shumë kënde të ketë shenja, do të jetë edhe më e rrezikshme pjesa vijuese e rrugës.
Rrathët kanë shënuar rrezikun më të madh, si p.sh. të kalimeve hekurudhore.
Oktogoni ka shënuar rrezikun e dytë sipas radhës, siç janë udhëkryqet.