Ndeshja e parë e Brazilit në “Rusi 2018” ka qenë eventi më i ndjekur në vendin amerikano-latin gjatë gjithë këtij viti kalendarik, sipas të dhënave të marrë nga vetë FIFA.
Një total prej 55.89 milionë brazilianët kanë qenë përpara televizionit dhe në kanalin “Globo” kanë ndjekur barazimin 1-1 kundër Zvicrës.
Ndërkohë, rekorde janë vënë edhe gjatë barazimit 3-3 ndaj Portugalisë dhe Spanjës, për të dyja këto vende. 2.8 milionë portugezë ndoqën ndeshjen në “RTP1”, shifër që nuk ishte regjistruar ndonjëherë në vitin 2018, ndërsa 9.27% të njerëzve në Spanjë që kishin ndezur televizorin e kishin te kanali “Teleinco”, që transmetonte ndeshjen.
Edhe televizioni francez “TF1” mund të krenohet me rekordin e shikueshmërisë në vitin 2018, me 12.8 milionë njerëz që panë fitoren 2-1 të Francës ndaj Australisë.