Ballina Bota SOT – “DITA E BABAIT”

SOT – “DITA E BABAIT”

Sot në SHBA është Dita e Babait, një rast për të nderuar kontributet e etërve në familje dhe shoqëri. Dita e Babait festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit.

Familjet zakonisht e festojnë këtë ditë me dhurata dhe dreka për baballarët. Ekonomistët thonë se amerikanët shpenzojnë më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit për dhurata me rastin e Ditës së Babait.

Kjo festë e ka origjinën më 5 korrik 1908 kur një kishë në Virginian Perëndimore mbajti një ceremoni në kujtim të 362 burrave që kishin vdekur një vit më parë nga shpërthimi në minierat e qymyrgurit.

Gjatë viteve 1920 dhe 1930, ka pasur përpjekje për t’i bashkuar Ditën e Babait dhe Ditën e Nënës në një festë të vetme që do të quhej Dita e Prindërve. Por më pas filloi Lufta e Dytë Botërore dhe kështu u bë e zakonshme festimi I Ditës së Babait si një mënyrë për të nderuar trupat që ishin në shërbim të vendit. Për këtë arsye, kjo ditë mbeti një institucion kombëtar.