Ballina Aktualitet Dy kryeministra kanë vizituar Lurën: Mehmet Shehu dhe Edi Rama

Dy kryeministra kanë vizituar Lurën: Mehmet Shehu dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Lurë për prezantimin e projketit të “100 fshatrave”.

Ai u bëri thirrje vendasve që të investojnë në agroturizëm pasi në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga varfëria.

Nuk munguan as batutat me fshatarët e Lurës, të cilëve Rama u premtoi se do i ndërtonte rrugën por me shaka u tha: “Mos më shkruani që sot në Facebook pse nuk është bërë rruga”.

Gjithashtu para se t’u jepte fjalën banorëve, Rama i pyeti se kush kishte ardhur tjetër në këtë vend dhe ata u përgjigjën: “Mehmet Shehu”

“Ah, ishalla do shkojë ndryshe puna ime,” tha Rama me shaka.

Mehmet Shehu është ish-kryeministri i Shqipërisë. Ai u gjet i vdekur më 18 dhjetor 1981 në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij, dyshohet i helmuar pas konflikteve të vazhdueshme ish-diktatorin Enver Hoxha

ERTV Live?: Lura në Programin “100 fshatra +” – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat e Rilindjes së Lurës dhe transformimit të saj në një gur të çmuar të kurorës së Shqipërisë Turistike që kemi nisur…

ERTV Live?: Lurë – Në bujtinën e Llesh Doçit, një nga dallandyshet e para, të cilat lajmërojnë pranverën e një ndryshimi të shumëpritur në drejtim të agroturizmit, që qeveria do ta mbështesë fort duke i’u gjendur në krah familjeve dhe individëve me ide e projekte konkrete, për zhvillimin e ekonomisë tyre e të komuniteteve në fshatrat ku agroturizmi mund të luftojë me sukses prapambetjen, neutralizojë izolimin dhe mundë varfërinë.