Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Lurë për prezantimin e projketit të “100 fshatrave”.
Ai u bëri thirrje vendasve që të investojnë në agroturizëm pasi në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga varfëria.
Nuk munguan as batutat me fshatarët e Lurës, të cilëve Rama u premtoi se do i ndërtonte rrugën por me shaka u tha: “Mos më shkruani që sot në Facebook pse nuk është bërë rruga”.
Gjithashtu para se t’u jepte fjalën banorëve, Rama i pyeti se kush kishte ardhur tjetër në këtë vend dhe ata u përgjigjën: “Mehmet Shehu”
“Ah, ishalla do shkojë ndryshe puna ime,” tha Rama me shaka.
Mehmet Shehu është ish-kryeministri i Shqipërisë. Ai u gjet i vdekur më 18 dhjetor 1981 në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij, dyshohet i helmuar pas konflikteve të vazhdueshme ish-diktatorin Enver Hoxha
ERTV Live?: Lura në Programin "100 fshatra +" – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat e Rilindjes së Lurës dhe transformimit të saj në një gur të çmuar të kurorës së Shqipërisë Turistike që kemi nisur të ndërtojmë??
Posted by Edi Rama on Saturday, 16 June 2018
ERTV Live?: Lurë – Në bujtinën e Llesh Doçit, një nga dallandyshet e para, të cilat lajmërojnë pranverën e një ndryshimi të shumëpritur të Lurës magjepsëse përmes agroturizmit. Qeveria do ta mbështesë fort krijimin e këtij motori të ekonomisë rurale, duke i'u gjendur në krah familjeve dhe individëve me ide e projekte konkrete, për zhvillimin e ekonomisë familjare e të komuniteteve në fshatrat e këtij vendi të pasur në bukuri natyrore, trashëgimi historike e kulturore, tradita gatimi e mikpritjeje, ku agroturizmi mund të luftojë me sukses prapambetjen, neutralizojë izolimin dhe mundë varfërinë?
Posted by Edi Rama on Saturday, 16 June 2018