Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.Në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni cila është alternativë më e shëndetshme, ndaj “Daily Mail” ka këshillat që ju nevojiten.
Lëngu i portokallit
Avantazhet:
Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C.Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.
Disavantazhet:
Nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve.Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84 përqind.Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.
Qumështi:
Avantazhet:
Një gotë me qumësht plotëson 20 përqind të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalçium. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës.Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.
Disavantazhet:
Yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës.Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.
Cila alternativë është më e mirë?
Zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalçium.Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone. Një qumësht i tillë ju pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit.Qumështi organik përmban 75 përqind më shumë beta karoten dhe 50 përqind më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.
Qumështi përmban 70 përqind më shumë acide yndyrore omega-3.Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes. Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira.Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli.