Nga dr. Islam LAUKA, diplomat, pedagog
Gjykata e Apelit, mbi bazën e kërkesës së shoqatës “Toka” dhe 27 banorëve të Luginës së Valbonës, vendosi të ndërpresë punimet për ndërtimin e hidrocentralit në Dragobi, deri në marrjen e vendimit përfundimtar prej saj.
Valbona jonë e dashur, megjithëse e plagosur nga dora e oligarkëve kriminelë, të veshur me pushtet e para, gjithsesi, do të vazhdojë rrjedhën e vet të lirë.
Ndërprerja e ndërtimit të hidrocentralit është në favor të lirisë së Valbonës.
Jemi të bindur që, nëse vazhdohet me moralin dhe përkushtimin e dëshmuar këtë radhë, gjykatësit e kësaj çështjeje, edhe vendimin përfundimtar do ta marrin në favor të lirisë.
Urime qëndrestarëve, me Katrinën e Tropojës në krye!
Kauza jonë do të fitojë!