LETËR DIN MEHMETIT TË POEZISË

Nga Muharrem KURTI – Gjakovë

Baclok i dashur
Po shuhet Mitingu i Poezisë
Po ulurin vetshuarja

Nuk ta mbajtëm fjalën e dhënë
Amanetin ta shkelem me dy këmbtë
Sërish leh shqarthi i pabesisë

Edhe miza shkruan vargje
Edhe sorra bën poezi
Vdiqen poetët në Gjakovë
S’është më Ali Podrimja As
Tekiu i dramave të mëdha
Besimi i qytetarisë, Agimi i fatosave filiz
Krrokasin korbat maje plepi
Indiferenca u bë vesë
Prin gomari i anarkisë
Ku mbeten skofiaret e Jakovës?
Flatërkrahët e kulturës

S’është më Hadiu
I roleve të mëdha
Ymer Riza s’këndon në dasma falas
Haxhosaj nuk mban më recensione
Ndrecaj bën punë fizike në Amerikë
Talenti fle në gjumë letargjik

I dashur baclok,
Me vjen turp
Më të dalë përpara
Turpi nuk egziston më
Nuk kanë më inat të gjallët
Përqeshja na dukët normale
Ku mbet shpirti i madh i Çarshisë së Madhe?

As ketë vit
Nëntë Maji
Nuk u lulëzua nga vargjet
Qetësisht po shuhet Mitingu i Poezisë
Tinzisht po ia shembin gurët
Pukat po ia ngulin pamshirë

Më thuaj çfarë të duash
Miku im i vjetër
Ne jemi fajtor
Që nuk i lan Dri as Erenik…

Gjakovë, 12, qershor , 2018.
Në foto: poeti Muharrem Kurti