Receta e ditës/ Tavë me kunguj dhe salcë me mozzarella

Përbërësit:

3 kunguj të rrumbullakët
200 g djathë mozzarella
100 g salcë domate për pica
pak kripë
pak piper
pak rigon
disa gjethe borzilok i freskët

Përgatitja:

Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm dhe i pjekim në zgarë kungujt e prerë.

Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tavë me letër furre poshtë. Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tavën në furrë me temperaturë 220°C për rreth 5-10 minuta dhe është gati për t`u servirur.