EUROPË, MOS MË QUAJ EMIGRANT

Nga Eshref BERISHA

Në Shqipëri, jam në t’imen shtëpi
Në Europë, jam në oborrin tim.
Europë, mos më quaj Emigrant!

Europë, jam në oborrin tim.
Ja këtu në Britani, Francë, Gjermani e Greqi
Me Skënderbeun, Nënë Terezën, Napoleonin, Aleksandrin…
Jam me heronjtë e mi.
Bashkë ishim në luftë, bashkë jemi edhe në liri
Edhe tani, kur ti Emigrant më quan!

Europë, gjithë rininë time kam derdhur tek ti
Gërmuam bjeshkë, nxorëm metale
Ndërtuam kudhra, çekanë, tela e gozhda…
Gjak e djersë, shëndet e moshë…
T’gjitha t’i fala.
Por ti bën sikur nuk më njeh, më shtyen…
Pra, lidhmëni, kryqëzomëni, si Jezusin dikur!
Shtrimëni në kudhra, goditmëni me çekanë!
Se ne për këtë punë u kalitëm!

Europë, mos më injoro! Mos më quaj Emigrant!
Se n’i kthefsha gjithë heronjtë e mi në Shqipëri,
E me mbajtë nji kuvend, si dikur Skënderbeu në Lezhë,
Edhe njëherë besë me lidhë,
Edhe një kokë‘e një dorë’ n’Belvedere me i çu,
Përkrenaren dhe jataganin edhe i’herë me i bashku…
Europë, nuk mund të ta them se ç’frikë ndjen zemra ime për ty!

Ndaj Europë, mos më quaj Emigrant!
Jam n’timen shtëpi.
____________

Poezia ime që u lexua nga artisti Festim Avdyli, me rastin e mbajtjes së Kongresit të Parë të Shkrimtarëve Shqiptarë, në Prizren.

Eshref BerishaEUROPË, MOS MË QUAJ EMIGRANTNë Shqipëri, jam në t’imen shtëpiNë Europë, jam në oborrin tim.Europë, mos më quaj Emigrant!Europë, jam në oborrin tim.Ja këtu në Britani, Francë, Gjermani e GreqiMe Skënderbeun, Nënë Terezën, Napoleonin, Aleksandrin…Jam me heronjtë e mi.Bashkë ishim në luftë, bashkë jemi edhe në liriEdhe tani, kur ti Emigrant më quan!Europë, gjithë rininë time kam derdhur tek tiGërmuam bjeshkë, nxorëm metaleNdërtuam kudhra, çekanë, tela e gozhda…Gjak e djersë, shëndet e moshë…T’gjitha t’i fala.Por ti bën sikur nuk më njeh, më shtyen…Pra, lidhmëni, kryqëzomëni, si Jezusin dikur!Shtrimëni në kudhra, goditmëni me çekanë!Se ne për këtë punë u kalitëm!Europë, mos më injoro! Mos më quaj Emigrant!Se n’i kthefsha gjithë heronjtë e mi në Shqipëri,E me mbajtë nji kuvend, si dikur Skënderbeu në Lezhë,Edhe njëherë besë me lidhë,Edhe një kokë‘e një dorë’ n’Belvedere me i çu,Përkrenaren dhe jataganin edhe i’herë me i bashku…Europë, nuk mund të ta them se ç’frikë ndjen zemra ime për ty!Ndaj Europë, mos më quaj Emigrant!Jam n'timen shtëpi.Poezia ime që u lexua nga artisti Festim Avdyli, me rastin e mbajtjes së Kongresit të Parë të Shkrimtarëve Shqiptarë, në Prizren.

Posted by Eshref Berisha on Monday, 11 June 2018