Ballina Aktualitet Parada e shqiptarëve, në New York

Parada e shqiptarëve, në New York

Parada e shqiptarëve, në New York, këtë vit nderoi UÇK-në

Parada shqiptare për herë të parë iu kushtua e gjitha Kosovës, 10 Vjetorit të Pavarësisë së saj, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së, dhe atyre që formuan dhe u bënë pjesë e Batalionit Atlantiku, në Amerikë, të cilët 19 vjet më parë shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës.

Nga Beqir Sina

NEW YORK CITY : Të shtunën, më 9 qershor në mesdrekë, u mbajtë në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë.

Kjo, Paradë për nga pjesmarrja masive dhe më e madhja vitet e fundit njihet se si “Parada Shqiptare”, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e e Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, festojnë për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

Për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare ka kulmuar në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare.

Parada shqiptare në Nju Jork, është bërë për afro një dekadë, një paradë tradicionale duke iu bashkëngjitur asaj të Fondit Ndërkombëtar i Emigrantëve, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco, i cili është dhe themelues dhe organizotor çdo qershor në Nju Jork, duke ftuar komunitete e ndryshme nga disa vende të botës.

“Parada Shqiptare 2018”, e cila u mbajt sot, më 9 qershor, në Nju Jork, për herë të parë iu kushtua e gjitha Kosovës, 10 Vjetorit të Pavarësisë së saj, dhe atyre që formuan dhe u bën pjesë e Batalionit Atlantiku, në Amerikë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së, të cilët 19 vjet më parë shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës, duke u bërë pjesë UÇK-së.

“Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në bashkëpunim me shoqatat e tjera të komunitetit, për të ndëruar këta luftëtar që mund të kishin jetuar fare mirë jetën me mundësitë e mëdha që u ofronte Amerika, porse ata 19 vjet më parë iu përgjigjën thirrjes së atdheut të tyre Kosovës, dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithshka, duke qenë sot krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe e mbarë kombit shqiptar, nderohen sot nga mbarë shqiptarët kudo janë”, kështu të paktën deklarojë në fillim të saj Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, marinsi amerikan Marko Kepi.

“ Organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, tha ai duke ju drejtuar masës së madhe të pjesmarrësve, po i nderon të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe ata që dhanë jetën dhe bënë sakrificën përfundimtare për një SHQIPËRI TË BASHKUAR!”

Ai sqaroi se në këtë aktivitet, i cili po mbahet sot më 9 qershor, në Nju Jork, ishin ftuar për të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ministri, Pal Lekaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që për arsye subjektive pjesmarrja e tyre, u tha se ka qenë e pamundur.

Megjithatë, në këtë Paradë ishin të pranishëm pjesëtarët të Batalionit “Atlantiku”, anëtar nga Bordi Ceremonial i FSK-së dhe Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane, kryetari i saj Xhozef DioGuardi dhe bashkëshortja e tij – Shirli Kloyes – DioGuardi, kandidati për asambleist të Nju Jorkut, Vedat Gashi, Ambasadorja Vlora Çitaku , dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork.

Organizata Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare e organizoi paradën e radhës në Nju Jork, duke iu bashkuar kështu Pradës Ndërkombëtare të Imigrantëve, së bashku me grupe të tjera pjesmarrëse, siç janë edhe grupet e tjera që vijnë nga komuniteti Kinezë, Vietnami, Tibeti. Meksiko dhe Polonia .

Më shumë se 3 mijë shqiptar shumica të rinjë e të reja nga zona e Tri-Shteshit, u mblodhën të shtunën në mesdrekë, dhe marrshuan përgjatë bulevardit “America” në qender të Nju Jorkut, në të ashtuquajturën Parada Shqiptare 2018, në segmetin e rrugëve 43 Street deri në 55 Street , ku edhe u bë mbyllja e kësaj Parade madhështore, që zgjati më shumë se tre orë.

Organizata Rrënjët Shqiptare, si lidere e kësaj parade, me në krye Marko Kepin, Nick Beqin dhe Enkolana Çekaj Mundija, për komunitetin shqiptar, arriti të bëjë bashkë mbi 15 shoqata e organizata të komunitetit shqiptar në këtë Paradë, të tilla si : Federata PanShqiptare Vatra, Organizata “Shqipëria e Bashkuar”, Shoqata Kraja, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Plave e Guci, Shoqata Malësia, Këshilli Shqiptaro Amerikan, Shoqata e Policve Shqiptare në NYPD, grupi i motoçiklistve “Son of Illirians”, motorisitet Dibra, Qendra Nena Tereze e Kishes Katolike Zoja e Shkodres – me Grupin e njohur Rozafa, të Koreografes Agelina Nika, Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane në Riverdale Nju Xhersi,Shoqata “Geg & Tosk”, Ansambli Shqiptar (Pranvera Çobo), Nicole Coscio – perfaqesuese e komunitetit Arbresh, nga pjesa veriore e New Yorkut, Revista Votra- dhe Unioni i puntorve SWJ – B 32.

Në Paradën e qershorit si edhe në të kaluarën me kuadratet e tyre, floats – rimorkjot e zbukuruara me logot e shoqatave të cilat ishin edhe pjesë organizative e kësaj parade, së bashku grupet folklorike të vallëtarve, të rinjëve e të rejave me simbolet tona kombëtare, formuan kuadratet e auto veturave, motorciklistave shqiptar “Son of Illirians – Djemtë e Ilirisë”, motoristët “Dibra” dhe të tjerë, parakaluan në bulevardin “America” Paradën.

Kështu që shqiptarët, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Presheves, Çamëria, dhe Arbereshët, u bashkuan në këtë eveniment gjigand të Diasporës Shqiptare, me një entuziasëm të paparë, duke e veshur rrugën e famshme “America” në zemer të Nju Jorkut, gjithë kuq e zi, për të festuar një ditë shqiptare .

Në bulevard për tre orë u dëgjua vetem kënga e vallja shqiptare, e cila ngriti në peshë zemrat e mijra shqiptarëve, të cilët kënduan e vallëzuan për disa orë përgjatë gjithë segmentit të rrugës, ku u mbajt parada .

Ndërsa, Ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Çitaku, Familja Bytyqi, babai e nëna e tre vëllezërve dëshmor, Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyqi, u shpallën “Grand Marshall – Marrshali i Madh”, të tubuarve me një përshëndetetje rasti iu drejtuan edhe politikanët e lartë lokal, Majori Majk Spano, anëtari i Këshillit të Bashkisë Mark Gjonaj, ish kongresisti Majkel Grim, senatori Marty Golden, të cilët edhe e nderuan Paradën shqiptare me nga një Proklamat zytare.

Këtë paradë ashtu si dhe vitin e kaluar e moderojë Kozeta Turishta, ndërsa kënduan per pjesëmarrësit në shoqërin e DJ -EDI H, Gezim Nika, Ledi Vokshi , Arberie Hadergjonaj , Valbona Peraj, Besim Muriqi, dhe Hajro Ceka.

Parada e Shqiptarve në NYC, e cila zhvillohet në kuadër të Paradës Ndërkombëtare të emigrantve është bërë një ngjarje e madhe, e këtyre viteve të fundit në komunitetin shqiptar, dhe për çdo vjet ajo po shënon rritje.

(Për më shumë foto klikoni në linkun:

Parada e shqiptarëve, në New York, këtë vit nderoi UÇK-në