Ballina Diaspora Mal Berisha shpallet “Përkthyesi i Vitit 2018”

Mal Berisha shpallet “Përkthyesi i Vitit 2018”

Në prag të mbylljes së Panairit të 20 të Librit në Prishtinë, Shoqata e Botuesve të Kosovës e nderoi me çmimin “Përkthyesi i Vitit 2018”, studiuesin e përkthyesin e njohur Mal Berisha për librin “Naltësimi i Iskanderit” i Benjamin Disraelit.

Studiuesi, përkthyesi e ambasadori Mal Berisha shprehet: “Jam shumë mirënjohës dhe i nderuar nga vlerësimi i vëllezërve tanë nga Kosova. Falenderoj lexuesit, dhe në veçanti z. Abdullah Zeneli i BOTIMEVE BUZUKU, Jurinë, Kryetarin e Shoqatës, shkrimtarin e njohur z. Daut Demaku si dhe Shtepinë Botuese KOHA”