Ballina Kulinari Receta e ditës/ Orizi i bardhë me shafran, ullinj dhe domate qershi

Receta e ditës/ Orizi i bardhë me shafran, ullinj dhe domate qershi

Përbërësit:

150 g oriz (Orizi i përgatitur në këtë mënyrë shkëlqyeshëm shkon me peshk të bardhë të detit: bakalaro, akrep, levrek, koc…)
10 domate qershi
1 lugë shafran
1 gotë bizele të ziera (apo nga konserva),
100 g ullinj të zinj pa bërthama
1 lugë vaj
kripë dhe piper

Përgatitja:

Fërgojeni orizin në vaj, hidhni ujë dhe ziejeni derisa të zbutet dhe uji të avullojë. Pasi që të zihet, orizin hiqeni nga zjarri dhe shtoni edhe pak vaj, pastaj shafran dhe erëzat e tjera.

Përzieni derisa janë të nxehtë ullinjtë, bizelja dhe domatet qershi. Edhe një herë përziejini dhe shërbejini ndaras apo me mish peshku.