Shokët e mirë janë si yjet, nuk shihen gjithmonë, por e din gjithmonë që janë aty

Foto-dedikim i Alex Selimaj të Nokshiqit të Plavës për Naser Vuçetaj i Vuthajve të Gucisë.
Të dy janë në emigracion: Alex Selimaj në Amerikë dhe Naser Vuçetaj në Zvicër, por te dy janë ndër të paktit shqiptarë plavëgucias që vijnë ma së shpeshti e rrijnë ma së shumti në vendlindjen e tyre.
Ata vërtet janë shokë të mirë ndërveti e për të tjerët, por janë dhe dy yje në qiellin e Plavë-Gucisë që dritërojnë për vendlindjen e tyre, me/për shoqërinë e tyre.
Lum’ Plavë-Gucia që i ka dhe të lumtur ne që i njohim këta dy plavëgucias të veçantë, kaq të mirë!