Nga Naim DEDUSHAJ – Prishtinë
Si një ndër personat që kanë qenë iniciator për vendosjen e shtatorës të së Shenjtës Nëna Tereza së bashku me Presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kontribut i vëllezërve Lekë e Pashko Gojçaj nga Malësia me vendbanim në SHBA.
Duke e pa që institucionet qoftë ato lokale apo qëndërore nuk kujdesen fare për mirëmbajtjen e saj, disa bashkatdhetarë tanë nga SHBA ndërmorrën një aksion simbolik për shpërblimin e punës vullnetare nga ana e Plakut me Plis të bardhë z. Faik Sefa por me një zemër të madhe.
Faiku tash e ca kohë përkujdeset për mirëmbajtjen e shtatores pa asnjë kompensim nga askush, ku si shumë herë të tjera Diaspora u përkujdes që mundi i këtij PLAKU të shpërblehet në mënyrë simbolike.
Sot unë kisha nderin që së bashku me Don Lush Gjergjin, ta takoj Faikun dhe ta përcjelli kontributin e këtyre shqiptarëve nga Amerika!!