Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka nderuar me dekoraten e larte ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, Riccardo Migliori drejtuesin e lartë të misionit të OSBE.
Motivacioni i këtij vlerësimi shumë të lartë është, “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në mbrojtjen, përhapjen e vlerave dhe standardeve demokratike në Shqipëri, si dhe për mbështetjen e pakursyer në proceset e saj integruese dhe euroatlantike”.
Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, ambasadori i Italisë, deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik
Presidenti Meta tha se “Kjo ceremoni I është dedikuar një personaliteti të spikatur, mikut tonë të përbashkët, Riccardo Migliori I cili ka vendosur dhe mbajtur një raport të veçantë me Shqipërinë, na ka mbështetur në procese kyçe të historisë sonë moderne
Sipas Presidentit Meta, “Nuk mund të ndodhte ndryshe me një ndër miqtë e shumtë që na kanë shoqëruar e mbështetur përkrah, nga Italia fqinje, partneri ynë strategjik”.
Gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, ai ka lënë mbresa të thella në kujtesën institucionale të vendit
Presidenti i Republikës tha se, “si anëtar, e më pas kryesues i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e Përgjithshme të OSBE-së, Migliori është dëshmitar dhe kontributor i ndryshimeve që kanë ndodhur në forcimin e institucioneve demokratike.
Ai bëri thirrje që duke qenë se “Shqipëria është pranë çeljes së negociatave me BE, të punojmë të gjithë sëbashku për të marrë një përgjigje pozitive,
Ne ende nuk kemi arritur objektivin madhor të demokracisë përfaqësuese, atë të zhvillimit të zgjedhjeve në përputhje të plotë dhe të pakthyeshme të standardeve perëndimore, tha Meta në fjalen e tij, por mbetemi të angazhuar për të arritur këtë prioritet madhor, që përbën dhe një nga kriteret kyçe të Kopenhagës, që na shoqëron në procesin e integrimit evropian
Kreu i shtetit përfundoi fjalën e tij me mesazhin se “mbetem shpresëplotë, se falë vullnetit të përbashkët, rekomandimeve e ndihmës së OSBE/ODIHR, dhe miqve tanë si z.Migliori, ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë sfidë”.
Ballina Aktualitet Presidenti Meta nderon Riccardo Migliori me dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit...