“ME PAPANDREUN NË EUROPË” nga THEODHOROS PANGALLOS

Ky libër, i ardhur në gjuhën shqipe nga Botimet Toena dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, falë përkthimit mjeshtëror të Kristo Pullës, u promovua dje në hotel “Plaza”. Parathënia nga Besnik Mustafaj – ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete dhe figura të rëndësishme të politikës, kulturës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Theodhoros Pangallos është një prej figurave më të rëndësishme të politikës greke, ish-kryeministër i Greqisë, që ka përkrahur integrimin e Shqipërisë në BE, dhe nëpërmjet këtij libri, që përmban ngjarje historike, takime, marrëdhënie vendimtare dhe zhvillime të papërsëritshme të integrimit të Greqisë në Bashkimin Europian, na jep mundësinë të njihemi edhe me një personalitet tjetër kompleks, Andreas Papandreu, dhe me kontributet e mëdha të reformimit të së majtës në Greqi, ardhjen e saj në pushtet pas 55 vjetësh, realizimin e reformave të rëndësishme dhe transformimit të shoqërisë dhe ekonomisë greke.
Urojmë dhe shpresojmë që ky libër të përmbushë pritshmëritë tuaja!