Nga Adem Breçani – New York
N’kunorë të bjeshkëve ku lindë dielli
Përmi rranza t’Grisë kanges ja merrë bylbyli
Të lumtë goja po i thonë edhe orët e malit
Nga vëndëlindja e shënjtë e Tahir Sinanit.
Nga foleja e trimave e Malësisë t’Gjakoves
Tahir Mal Sinanit,vëlla Tahir Tropojes
Nga Dardania e moçme nga Alpet shqiptare
Me amanetin në gji,krenarinë tonë kombëtare.
Në tri luftat për liri t’ushtrive çlirimtare
E thërret Pashtriku plakë,Prizereni i luftetarëve
Gryka e Carraleves,Blinaja edhe Kleçka
Balli i UÇK-SË,Shqipja me dy krena.
Lugina e Vardarit,Ilirida e jonë
Në Tanushë të Gostivarit,roje përgjithmonë.
Me Hisë Fasliun edhe Hyrë Eminin
Me Naser Ademin edhe Ibrahimin.
N’rrugen e pakthim n’shtigjet e bashkimit
N’shekuj do këndohet kanga e Tahirit
Nipit të Luzhes n’Rizaj të Gashit t’gurit
T’shpisë me za të dajes Sadik Zenunit.
Amaneti e shpirti i tijë
Mos me e ndal luften edhe për Çamëri
Ka qënë për jetë do të jetë e jona
M’kanë pas thanë Tahir Shqiperia
Për jetë jamë Tahir Tropoja.
BRONX 22 05 2018.