Cilat janë 20 ushqimet më të shtrenjta në botë?

Ja cilat janë 20 ushqimet më të shtrenjta në botë:

1. Tartufi i bardhë

white-Truffle-lombary-gourmet

Në vend të parë është tartufi i bardhë Alba, që gjendet në Piemonte. Që ky lloj tartufi është i shtrenjtë, kjo nuk përbën ndonjë gjë të re, por ky i kalon pritshmëritë. Një biznesmen  nga Hong Kongu ka paguar rreth 160 mijë dollarë për një tartuf që peshonte rreth 1.5 kg.

2. Havjari iranian

CAVIALE-24-C

Një cilësi e rrallë e havjarit iranian, kjo që e rrit çmimin është paketimi. Havjari është shitur në një kuti prej floriri 24 karat. Vlera e tij ishte 25 mijë dollarë.

3. Pjepri Yabari King

yubari

Keni menduar ndonjëherë që të paguani 23 mijë dollarë për një pjepër. Bëhet fjalë për një frut mjaft të rrallë, që gjendet në Japoni. Tregtarët e pjeprit Yubari, thonë se çmimi është i justifikueshëm. Çdo vit prodhohen vetëm 100 ekzemplarë dhe ai që i ka provuar, siguron se ëmbëlsia e tij është e unike.

4. Shalqiri i zi

Densuke_watermelon

Shalqiri i zi që rritet në Japoni. Çdo vit prodhohen vetëm pak kokrra dhe shitet 6100 dollarë një.

5.Pica Royal 007

10-of-the-most-expensive-foods-in-the-world-5

Pica Royal 007 është një prodhim italian por që shitet në Skoci nga shefi Crolla. Baza e saj është normale, por mbushja e bën të veçantë. Shefi hedh brenda saj karavidhe të marinuara në konjak, havjar, shampanjë, salmon të tymosur, proshutë parma, uthulla balsam dhe në fund një fletë ari 24 karat. Pica kushton 3.800 euro.

6. Pjata “The Millionaire’

1415704589463.jpg--

Kjo pjatë është quajtur e tillë në sajë të filmit indian ‘The Millionaire’. Ajo është përgatitur me havjar, karavidhe skoceze, kerri e të tjerë. Pjata shërbehet në bar Bombei me një çmim prej 3200 dollarë.

7. La Bonnotte

Image result for . La Bonnotte potato

Patatja më e shtrenjtë në botë. Rritet në Francë, kurse kilogrami i kësaj patateje kushton rreth 3000 dollarë.

8. Kaviari Almas

Ossetra_caviar

Në fakt vetë kaviari llogaritet si ushqim i shtrenjtë. Mirëpo, për këtë lloj të kavijarit do të duhej që të ndani 25000 dollarë për një konservë.

9. Bifteku Ribeye

317

Bëhet fjalë për një lloj mishi shumë të butë, të shijshëm e mbi të gjitha i pasur me omega 3 dhe omega 6. Çmimi rritet për shkak të trajtimit special të lopëve. Kafshët masazhohen çdo ditë (pikërisht për ta mbajtur mishin e butë), dhe që uji i tyre përzihet me birrë. Pjata serviret në Craftsteak të Nju Jorkut dhe kushton 2.800 dollarë.

10. Tuna Bluefin

Bluefin-big

 

Një kilogram të këtij lloji të tunës kushton 1365 dollarë.

11.Omleta Norma

10-of-the-most-expensive-foods-in-the-world-2

Nëse shkoni në Nju Jork për të shijuar biftekun Ribeye, nuk mund të humbisni as vendin e tetë të klasifikimit. Omëleta Norma, është e përbërë me 6 vezë dhe kushton 1000 dollarë. Përveç bukës  dhe gjetheve të njoma të qepës, përmban edhe havjar Sevruga dhe një karavidhe të tërë.

12. Omleta njorkueze me tartuf të bardhë

1415704621896.jpg--

Omëleta e realizuar me kremin e tartufit të bardhë serviret në restorantin Westin. Kjo u krijuar për të mbledhur fonde për studentët që ndjekin shkollën e kulinarisë .

13. Kërpudhat më të shtrenjta

ebd47-matsutake

Kërpudhat më të kushtueshme në botë: 1000 dollarë për kile. Kërpudhat Mattake gjenden vetëm në disa zona të Japonisë, Kinës, Koresë, Kanadasë Zvicrës dhe SHBA-së.

14. Djathi i bërë nga qumështi i drenushës nga Amerika e Veriut

Casu_recotta (1)

Mund të gjendet vetëm në fermat private në disa pjesë të Suedisë, dhje për atë një kilogram djathi kushton rreth 1000 dollarë.

15. Çokopoligji

chocolates-1142_640 (1)

100 gramë të çokolatës më të shtrenjtë në botë kushton rreth 550 dollarë.

16. Mish gjedhi Kobe

beef-361270_640 (1)

Gjithashtu vjen nga Japonia, nga krahina Kobe. Gjysëm kilogrami të këtij mishi kushton rreth 500 dollarë.

17. Kafeja Kopi Luwak

Kopi-Luwak-beans

Farat e kësaj kafeje mund të gjenden në Indonezi dhe Filipine, kurse kilogrami kushton rreth 500 dollarë.

18. Shafron

Expensive Foods

Një gram shafron kushton 120 dollarë, mendojeni vet sa i shtrenjtë është.

19. Uthulla Balsamik

Expensive Foods

Njihet si flori i zi i Modenës, sepse prodhohet pikërisht në këtë qytet të Italisë. Një shishe e kësaj uthulle që ka në përbërje të saj rrush, kushton 100 dollarë.

20. Vanilja

Expensive Foods

Kjo lule ose bimë është shumë e shtrenjtë, ajo varion deri në 100 dollarë.