Dy vite ma herët ndrroi jetë në Amerikë

AGIM NEZA, ENDE KE AG’ FJALE PËR SHQIPËRINË

Loti i Nju Jorkut qiellnon mbi Valbonë
Valbona del nga shtrati prej dhimbjes së vet.
Dhimbja e çau gurin në Buçaj e qytetin alpin…
Në majin e luleve Agim Nezaj iku në amshim.

Një grusht dheu po ta nisim për ajri nga Alpet.
Të jetë frymëmarrja jote me mall për Atdheun.
E di Agim, ende ke ag’ fjale për Shqipërinë…
Tek pena e vendlindja e tij e ka Anteun…

Ramiz LUSHAJ

Dardani, 18 maj 2016