Nga ILIR KADIA
E takova pas tridhjet vjetësh.Ishte bërë tregëtar. Sytë i ndrinin si shqarth kur më tregonte për pasurinë. Dikur në gjimnaz bisedonim vetëm për librat.
-Ç’po lexon?- e pyeta.
-Unë?! Vetëm faturat.Nuk lexoj dot asgjë tjetër.Provova njëherë para do kohe dhe s’lexoja dot tre rreshta. I kthehesha mbrapsht.Prap s’merrja vesh asgjë. Mendja më rrihte si çekan vetëm tek fitimi,fitimi,fitimi…
M’u dhimbs!
Kish humbur i tëri.