Ballina Botë Riberi rinovon me Bajernin. Bavarez deri në fund të sezonit të ardhshëm

Riberi rinovon me Bajernin. Bavarez deri në fund të sezonit të ardhshëm

Mediat gjermane raportojnë se Frank Riberi ka rinovuar dhe për një tjetër sezon kontratën me Bajernin e Mynihut. Kontrata e francezit skadonte në fund të këtij sezoni, por drejtuesit e klubit bavarez vendosën të mbajnë 35-vjeçarin dhe për një tjetër sezon. “Bild” dhe “Kicker” raportojnë se Riberi shihet si pikë referimi për lojtarët e rinj në ekip dhe prania e tij do i shërbejë rritjes së tyre. Kushtet financiare të kontratës ende nuk bëhen të ditura. Aktualisht Riberi luan sezonin e dhjetë me Bajernin që nga koha kur u transferua nga Olimpiku i Marsejës në vitin 2007-ë.