Ballina Aktualitet “Raporti i Prosperitetit 2017 “: Shqipëria e fundit në rajon për situatën...

“Raporti i Prosperitetit 2017 “: Shqipëria e fundit në rajon për situatën mjedisore dhe kapitalin njerëzor

Raporti i Prosperitetit të vitit 2017 vë në pah karakteristikat e munguara të Shqipërisë, që e bën atë të pozicionohet në vendin e 75 nga 149 shtete në botë, në një zonë të portokallinjtë, shumë pranë “të kuqes” alarmuese. Sipas nënkategorive të marra në studim, Shqipëria, e renditura e fundit në rajon, performon keq në situatën mjedisore dhe kapitalin njerëzor…

Norvegjia rezulton shteti më me prosperitet për të nëntin vit radhazi, duke u pasur nga Zelanda e Re, Finlanda, kurse Zvicra ndodhet në vendin e katërt. Ky është viti i 11-të që Instituti Legatum, me bazë në Britani nxjerr raportin e Prosperitetit. Sipas tyre, ky studim përpiqet që të tregojë rrugën nga varfëria drejt prosperitetit.

Po Shqipëria?

Sipas rankimit ndër vite, vendi ynë ka bërë një rritje me një shkallë.  Sipas kritereve të vlerësimit, vendi ynë duket se performancën më të keqe e ka në nënkategorinë e mjedisit, e renditur e 125 në botë, e ndjekur më pas nga kapitali njerëzor e 119, si dhe ekonomia në tërësi, e 110-ta. Në qeverisje renditemi të 78-tët në botë; mundësitë e të bërit biznes të 71 në botë . Për edukimin, jemi në vendin e 76, shëndeti në 45.

Në një krahasim me rajonin, Shqipëria ka renditje të ulët. Maqedonia rezulton shteti me performancën me të mirë, e 56-ta në botë, pas saj, vjen Serbia, me një renditje 58 nga 149 vende, plot 17 vende sipër Shqipërisë. Edhe Mali i Zi, i treti në Ballkan, renditet i 65, dukshëm më lart se sa vendi ynë.

Prosperiteti global në një rekord të lartë

Prosperiteti në botë u rrit në vitin 2017 dhe tani qëndron në nivelin më të lartë në dekadën e fundit. Sipas raportit, aktualisht është 2.6% më i lartë se në vitin 2007. Për më tepër, rritja e prosperitetit ka qenë më e shpejtë nga 2012 në 2017 sesa që ishte nga viti 2007 deri në vitin 2012. Megjithatë, hendeku midis rezultateve më të larta dhe më të ulëta në Indeks është rritur për pesë vjet të njëpasnjëshme, duke treguar se ndërsa prosperiteti në tërësi mund të rritet, jo të gjitha vendet përfitojnë nga rritja.

Përmirësimi i llogaridhënies së qeverisë

Çdo rajon në botë u përmirësua në Qeverisje në vitin 2017, me Azinë dhe Afrikën Sub-Sahariane që pati një rritje më të shpejtë. Në të gjithë botën, gjyqësori u bë më i pavarur nga ndërhyrja e shtetit dhe procesi i sfidimit të rregullimit qeveritar u bë më i lehtë. Njerëzit gjithashtu u bënë më të sigurt në rezultatin e zgjedhjeve.

Evropa perëndimore tejkalon Amerikën e Veriut

Për herë të parë në Indeks, prosperiteti i Europës Perëndimore është më i lartë se në Amerikën e Veriut. Prosperiteti i Evropës Perëndimore mbeti gjerësisht konstante; por Amerika e Veriut ra më shpejt se çdo rajon tjetër, për shkak të rritjes së numrit të vrasjeve dhe presionit më të madh shoqëror mbi lirinë e besimit të qytetarëve.