2018-ta pa çmim NOBEL në Letërsi

Vitin e ardhshëm do ketë dy çmime NOBEL, për 2018 dhe 2019. Ky është një rast i paprecedentë prej kur ka nisur të ndahet më 1901. Ky vendim merret për rënien e besimit publik ndaj jurisë.

Tetëmbëdhjetë gra kanë akuzuar për sulme seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, që është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson. Frostenson është larguar nga organizata, sikurse udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë.

Disa anëtarë të akademisë kanë thënë se çmimi duhet të ndahet për të ruajtur traditën, mirëpo të tjerët kanë thënë se institucioni nuk është në gjendje për të bërë një gjë të tillë.

Përveç gjashtë viteve gjatë kohës së luftërave botërore, vetëm më 1935 nuk është ndarë ky çmim për shkak se është konsideruar se nuk ka ndonjë person të përshtatshëm për të.