Pastiço me domate

Përbërësit:

6 vezë

4 domate

2 qepë

4 feta bukë

4 fileto Acciughe në vaj

1 tufë majdanoz

vaj ulliri

kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim filetot e acciughe dhe qepën në copa të vogla dhe i vendosim në një enë, duke shtuar majdanozin e prerë gjithashtu imët. Presim në copa domatet. Ziejmë për rreth 8 minuta vezët dhe i presim edhe ato në copa.

Marrim një tavë, e lyejmë me pak vaj dhe shtojmë vezët së bashku me domatet, kripë dhe piper sipas dëshirës, komposton e qepëve që përgatitëm dhe në fund bukën që e kemi thërmuar më parë.

E spërkasim pastiçon me pak vaj ulliri dhe e vendosim për pjekje në furrë në 200 gradë.