Përbërësit:
125 gr gjalpë
3 vezë
gjysmë gote kokos
gjysmë gote badema
gjysmë gote vaj vegjetal
1 vanilje
3 lugë sheqer pluhur
2,5 gota miell
Përmbi nevojiten:
badema ose fëstëka
Për shërbet nevojiten:
3,5 gota sheqer pluhur
4 gota ujë
disa pika lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht e përgatisim shërbetin dhe e lëmë të ftohet, gjalpin e shkrimë.
Pas shkrirjes ia shtojmë vezët dhe përbërësit e tjerë, e përziejmë mirë të gjithë glazurën.
E përfitojmë një brumë të butë, e ndajmë në copa të vogla, sheqerpareve ia japim formën e rrumbullakët.
Sheqerpareve ia vendosim bademat ose lajthitë dhe përmbi i lyejmë më të kuqët e vezës, i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen.
Sheqerpareve të ngrohta ia derdhim sherbetin e ftohtë dhe mund ta shërbejmë menjëherë.
Ju bëftë mirë!