5 destinacionet që mund t`i vizitoni me një buxhet të vogël

Keni nevojë për një udhëtim, por keni një buxhet të vogël? Planifikimi i një udhëtimi me një buxhet të vogël mund të mos jetë aq kufizues sa ju e keni menduar. Ka vende në botë ku shpenzimet e udhëtimit mund të jenë sa një pjesë e asaj që do të paguanit në destinacionet e tjera.

Portali “Your Amazing Places” ka bërë një hulumtim bazuar në koston e jetesës dhe shpenzimet e udhëtimit në disa vende dhe ka gjetur disa vende të lira për t’u vizituar.

Këto janë 5 vendet që mund t`i vizitoni me një buxhet të vogël:

Ekuadori

Me hotelet historike, restorantet e njohura për kuzhinën origjinale dhe rrugët piktoreske, është i gjithi për ju për t`u eksploruar. Së bashku me pyjet e mrekullueshme të shiut, janë një minierë ari për studentët që duan të përjetojnë një kulturë ndryshe.

Kolumbia

Bogota (kryeqyteti i Kolumbisë) dhe Kartagjena ofrojnë shumë për të parë për çdo turist me një buxhet të limituar. Si një bonus shtesë, ka malet (Ande), bregun e Karaibeve dhe xhunglën (Amazonën) për t`u vizituar.

Shqipëria

Shqipëria ofron një mundësi të mrekullueshme për turistët që udhëtojnë me pak buxhet. Trashëgimia kulturore e mahnitshme, peizazhi piktoresk, bukuria natyrore, gjithashtu transporti lokal i përballueshëm do t’ju lejojë të eksploroni vendin që ka ndarë historinë me shumë perandori.

Indonezia

Fluturimet e lira janë përfitimi i parë i madh. Indonezia ka ishuj të shumëfishtë për të zgjedhur, mbi 14 mijë të tillë dhe gjithashtu ofron një sërë aktivitetesh interesante: sërfi, zhytja, dhe peshkimi janë vetëm një listë e shkurtër e atyre sporteve që mund të ju ndihmojnë të argëtoheni.

Nicaragua

Toka e vullkaneve dhe liqeneve. Nëse e shijoni natyrën, ky destinacion është pikërisht ai që ju keni kërkuar! Ujvarat , malet, vullkanet, plazhet e qeta dhe majmunët kudo. Udhëtarët në kërkim të aktiviteteve mund të gjejnë kënaqësi në shëtitje, kalërim, not, sërf, peshkim dhe shumë më tepër.