Këtu të gjithë kemi hypë në varkë, duam të udhëtojmë e lundrojmë drejt demokracisë së vërtetë, por të gjithë bëjmë sikur nuk e shohim se varka është ende në tokë e jo në det.
Të gjithë bëjmë sikur nuk e dimë se ku e nga buron e keqja.
Bëjmë llogje për ligje që nuk zbatohen, për institucione që janë të sherrura se lindin veremlie.
Ligjin këtu në bazë të ligjit dhe të votave e bëjnë vetëm kryetarët e partive kryesore, tjerët tjerrin lesh në këtë vend.
Duhet ndryshue ligji, duhet që të konkurohet në parti për deputetë, konkurim i hapur para qytetarëve, nuk duhet të bëjnë listën e deputetëve kryetarët e partive, nuk duhet që Presidenti i vendit të zgjidhet me 71 vota, ai që është dekretues ligjesh dhe emërtesash dhe prokurori, gjyqtarët, etj., etj., të zgjidhen me më shumë vota se sa zgjidhet Presidenti.
Rexhep SHAHU