Përbërësit:
500 gr kërpudha të freskëta ose të marinuara
4 lugë vaj
4 vezë të ziera
150 ml majonezë
80 gr djathë
kripë, piper, pak spec djegës
1 lugë vegetë
Përgatitja:
Kërpudhat nëse janë të freskëta, pastrohen dhe grihen në fletëza të holla, kurse nëse janë të marinuara vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre.
Në një tigan hedhim vajin, e ngrohim dhe në të hedhim kërpudhat derisa të zbuten dhe të avullojnë lëngun që lëshojnë. Pastaj shtojmë kripën, piperin, vegetën dhe specin djegës (sipas dëshirës).
Pasi të jenë zbutur mjaftueshëm, këtë masë e rendisim në një enë të qelqit zjarr-rezistuese dhe mbi të hedhim vezët e ziera të grira në rende, majonezën si dhe djathin kaçkavall të grirë në fleta të holla dhe e vëmë në furrë të nxehtë për 5 minuta dhe është gati për t`u servirur.